Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kritikoi ashpër opozitën duke u shprehur se “opozita nuk ka zemër” dhe deputetët po përqendrohen më shumë te interesat personale sesa te ardhja në pushtet.
“Opozita do zemër. Nëse opozita do mendoj si të marri leje ndërtimi, si të marri tendera, si t’i zëri vendin Berishës, te gjitha ata që janë në Parlament, të rinj e dhe të reja, nëse mendojnë si ti zënë vendin Berishës, nuk do vijë kurrë opozita në pushtet”, tha Kryemadhi.
Duke komentuar rolin e Berishës në Partinë Demokratike, Kryemadhi tha se ish-kryeministri duhet të dalë jashtë rrethit të ngushtë të miqve të tij dhe të mos bëjë të njëjtin gabim si ajo dhe Ilir Meta.
“Për mua Berisha duhet të dali jashtë rrethit. Te mos bëj gabimin si Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta qe u izoluan në rrethin e miqve të tyre. Berisha duhet të dalë jashtë rrethit të miqve. Miqtë të përdorin, në momentin që të shohin se prodhon pushtet, janë njerëz që japin jetën për ty.
Në momentin që nuk prodhon pushtet… Ishte në arrest shtëpie Berisha, kush i shkonte te shtëpia? Sa njerëz mblidheshin poshtë dritares, lere çfarë thonë me mijëra, po të kalonte 50 ishte fitore e madhe”, tha ajo.
Më tej ajo shtoi se “rrethi i miqve” të Berishës, janë ata deputet që bëjnë punën e tyre në terren, por mjaftohen me fjalime televizive.
Monika Kryemadhi: Opozita do zemër. Nëse opozita do mendoj si të marri leje ndërtimi, si të marri tendera, si t’i zëri vendin Berishës, te gjitha ata që janë në Parlament, të rinj e dhe të reja, nëse mendojnë si ti zënë vendin Berishës, nuk do vijë kurrë opozita në pushtet.
Pyetje: Mendoni se Berisha duhet të vijojë?
Monika Kryemadhi Për mua Berisha duhet të dali jashtë rrethit. Te mos bëj gabimin si Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta qe u izoluan në rrethin e miqve të tyre. Berisha duhet të dalë jashtë rrethit të miqve. Miqtë të përdorin, në momentin që të shohin se prodhon pushtet, janë njerëz që japin jetën për ty. Në momentin që nuk prodhon pushtet… Ishte në arrest shtëpie Berisha, kush i shkonte te shtëpia? Sa njerëz mblidheshin poshtë dritares, lere çfarë thonë me mijëra, po të kalonte 50 ishte fitore e madhe.
T’i lëmë hipokrizitë që bëjnë për dashuri. Berisha të dali jashtë rrethit të miqësisë. Miqtë janë ata që nuk dalin në terren, por dalin në TV dhe bëjnë vetëm një fjalim. Të dali të shohi aktivitetin politik në garë elektorale të deputetëve që kishte në listë të sigurt. Ku ishin, kë takonin dhe çfarë bënin.
Kur janë të sigurt në listë nuk shkon të takojnë votuesin demokrat, por atë që nuk është i sigurt. Nuk rri të marr votën te struktura e PD-së, por merr avionin dhe takon diasporën.







