HomeKryesore21 janari/SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës. Ja dita dhe ora kur...

21 janari/SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës. Ja dita dhe ora kur duhet të paraqitet ish-kryeministri. Reagon kreu i PD

Advertismentspot_img

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dërguar një fletëthirrje Sali Berishës për t’u paraqitur në lidhje me hetimet për dosjen e 21 janarit.

Ish-kryeministri është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00 si person që ka dijeni për ngjarjen.

Kujtojmë që më 30 tetor edhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar 2011, kohë kur ai ishte ministër i Brendshëm.

SPAK regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, pasi Gjykata e Lartë vendosi një vit e gjysmë më parë të prishë vendimet e mëparshme të gjykatave dhe urdhëroi fillimin e hetimeve për kallëzimin e familjes Nika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.

Të afërmit e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të vrarë para kryeministrisë në protestën e Partisë Socialiste më 21 janar 2011, akuzojnë Berishën, Bashën dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi se urdhëruan të qëllohej me armë ndaj pjesëmarrësve në protestë.

Aleks Nika ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetësit e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën 10 protestues të tjerë.

Për vrasjen e Dedës, Myrtajt dhe Veizit, Prokuroria procedoi penalisht ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, duke kërkuar dënimin e tyre me 23 vjet dhe 25 vjet burgim respektivisht. Me 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi Prendin me 1 vit heqje lirie dhe Llupon me 3 vjet, duke arsyetuar se vrasjet ishin bërë nga pakujdesia. Vendimi kontrovers solli atëherë reagime të ashpra.

Ndërkohë vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë, gjatë protestës së Partisë Socialiste para kryeministrisë, ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me radhë në kërkim të provave.

Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi pasi në nëntor 2023 Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, gjeti se hetimet e mangëta të kësaj ngjarje kishin cënuar të drejtën e jetës së viktimave.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendim e saj në nëntor 2023 i kërkoi Shqipërisë që “të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e të afërmit të kërkueseve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeministrisë”. GjEDNj gjeti po ashtu se hetimet ishin penguar nga qeveria e kohës dhe specifikisht ish-kryeministri Sali Berisha dhe kërkoi që hetimet e ngjarjes duhej të përfshinin zinxhirin komandues të Gardës së Republikës dhe jo vetëm oficerët që hapën zjarr.

Fletëthirrje për 21 janarin, Berisha: Mua nuk më ka ardhur gjë. Njeriu që ka bllokuar hetimin është Edi Rama

Pyetje: Ka një fletë thirrje për ju nga SPAK për ju, për tu paraqitur të premten për 21 janarin. Do të shkoni?
Sali Berisha: Personalisht nuk kam marrë asnjë fletë thirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, para se të ma dërgojë mua, ua çon gazetarëve.
Unë nuk kam asnjë problem …

Pyetje: Do të shkoni …
Sali Berisha: Unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre.
Nga viti 2013 e gjer sot, që prokurorinë e ka në dorë Edi Rama, është vetëm ai që ka penguar hetimi. Ai dhe vetëm ai.
Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, ka kërkuar hetim. Ka fatmirësisht, deklaratat e qeverisë së SHBA-së, ku z. Steinberg që ishte asistent i sekretarit të shtetit dhe Thomas Countryman që kërkuan hetimin nga polici tek organizatori.
Organizator janë me dokumente se kush është.
Pra unë shkoj dhe e kam thënë, në çdo thirrje, se kjo është normale. Por jam thellësisht i hetuar, që të hetohet e plotë kjo ngjarje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular