HomeKryesoreLeksioni nga Kosova për zgjedhjet/ Kreu i KQZ, Celibashi: Pa ligj të...

Leksioni nga Kosova për zgjedhjet/ Kreu i KQZ, Celibashi: Pa ligj të ri, vonesat në numërimin e votave do të përsëriten në 2027-ën

Advertismentspot_img

Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u pyet nga gazetarët lidhur me leksionin që mbrëmjen e kaluar, 9 nëntor, Kosova i dha Shqipërisë, duke nxjerrë brenda dy orëve rezultatin në zgjedhjet lokale, ndërkohë që në Shqipëri sapo kishte filluar numërimi i kutisë së parë.

Celibashi nuk bëri krahasime, por theksoi se duhet një ligj i ri në vend lidhur me këtë çështje; në të kundërt, vonesat në numërim do të përsëriten edhe në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2027.

“Nëse ne nuk ndryshojmë këtë mënyrë numërimi dhe vlerësimi të fletëve të votimit, këtë rezultat do ta kemi. Rezultatin e zgjedhjeve do ta kemi ditën e nesërme, pasnesër, e në rastin më të keq pas disa ditësh. O do të duhet ta kthejmë numërimin në qendrën e votimit, o do duhet të dakordësohemi për përdorimin e  teknologjisë në votimin dhe numërimin elektronik ose do duhet të gjejmë zgjidhje të tjera.

Nuk mundet që procesi të fillojë 2-3 orë me vonesë dhe të shtyhet dy-tre ditë të tjera. Sot rezulton që nuk na prodhon dobi. Harxhojmë kohë, para, procesi nuk na duket i sigurt, nuk na duket me integritet. Tani do duhet ta ndryshojmë. Tani kjo është çështje që pak ose aspak varet nga KQZ. Varet nga partitë politike dhe Kuvendi. Do duhet ta adresojmë. Ngelet në dorë të tyre për ta vlerësuar. Por është e qartë për të gjithë që kjo mënyrë pak i justifikon qëllimet që në fund të fundit ekzistojnë në rastin e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.

Ka edhe aspekte të tjera të procesit zgjedhor që në reformën e ardhshme zgjedhore do të duhej të rikonsiderohen. Ajo që ngelet e rëndësishme është koha, që ata ta fillojnë punën shpejt dhe ta përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Brenda vitit 2026 do të ishte mirë të kemi një ligj të ri zgjedhor. Nëse nuk do ta kemi brenda vitit 2026, në zgjedhjet e vitit 2027 do të shkojmë në të njëjtën situatë sikurse kemi shkuar gati në gjithë këto 30 vite të shkuara.”, deklaroi Celibashi.

Ndërsa sa i përket përdorimit për herë të parë të teknologjisë artificiale në procesin e numërimit, Celibashi tha se ky testim rezultoi i suksesshëm, pasi leximi që IA u bëri fletëve të votimit, ishte thuajse 100% i njëjtë më numërimin fizik nga numëruesit

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular