HomePolitikeMblidhet Komisioni i Reformës Territoriale, Mazniku: Objektivi, të kemi institucione demokratike. PD...

Mblidhet Komisioni i Reformës Territoriale, Mazniku: Objektivi, të kemi institucione demokratike. PD e “braktis” marrin pjesë vetëm aleatët e saj

Advertismentspot_img

Mblidhet Komisioni i Reformës Territoriale nen drejtimin e Arbjen Maznikut. Ashtu sikurse e kishin paralajmëruar, deputetët e Partisë Demokratike kanë bojkotuar komisionin e Reformës Territoriale.

Përballë deputetëve socialistë janë vetëm prej deputetëve nga partitë aleate të PD. Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë dhe Vangjel Dule nga PBDNJ.

Deputeti socialist, Arbjan Mazniku, ka mbajtur fjalën e tij nga komisioni i posaçëm për Reformën Territoriale, i mbledhur për herë të parë paraditen e sotme, 11 nëntor 2025, ku anëtarët demokratë kanë munguar.

Në rolin e bashkëkryetarit të këtij komisioni, Mazniku u ndal fillimisht tek rëndësia e këtij grupimi, që është krijimi i institucioneve demokratike që përfaqësojnë qytetarët dhe problemet e tyre.

“Objektivi final është që të krijojmë një reformë ku të sigurohemi që të kemi institucione të afta, efiçiente dhe demokratike. Të sigurojmë që të kemi njerëz, struktura pranë njerëzve, të dëgjojnë problemet e njerëzve, të përfaqësojnë shqetësimet e tyre por të jenë të afta në të njëjtën kohë për të zgjidhur problemet”, tha ai.

Më tej, sa i përket qeverisja vendore, Mazniku u shpreh se bashkitë në vend kanë funksionuar në mënyrë efektive, madje ato po mendojnë me “terma evropiane”. Kështu, sipas Maznikut, totali i fondeve të tërhequra nga bashkitë nga projektet e Bashkimit Evropian janë afro 50 milionë euro.

“Është e rëndësishme të themi dy-tre gjëra për si kemi ardhur këtu. Para fiks 10 vjetesh është bërë një reformë po aq e rëndësishme, ku disa nga anëtarët e komisionit kanë qenë pjesë e reformës së vitit 2014, një reformë ku unë besoj ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, e cila e çoi strukturën në 61 bashki. Ajo reformë ka pasur një seri efektesh shumë të mira. Mjafton të jap disa numra, të cilat besoj që janë të rëndësishme për të krijuar një kontekst për të kuptuar se si kemi ardhur nga 2014 këtu, të cilat mund të jenë një indicie mirë për si mund të ecim përpara.
Në këto vite, buxhetet vendore janë dyfishuar. Pra, në raport me 2013, sasia totale e fondeve që janë në dispozicion të bashkive është dy herë më e madhe. Borxhet e prapambetura janë ulur me 60%. Investimet janë rritur me pothuajse 3 herë. Pesha e pagave brenda buxhetit të bashkisë, ka rënë nga 70% në 43%. Të ardhurat e veta janë trefishuar, nga 11 miliardë lekë në 35 miliardë lekë në 2023, një dëshmi e qartë e faktit që ka funksionuar në mënyrën më efektive e gjithë qeverisja vendore. Sasia dhe cilësia e shërbimeve është rritur. Shpërndarja e këtyre shërbimeve në territor është rritur. Mundësia e bashkive për të filluar dhe menduar në terma evropiane ka filluar, me faktin që një pjesë e madhe e bashkive, ja dalin të marrin projekte në kuadër të Bashkimit Evropian. Në vitin e fundit, totali i fondeve të tërhequra nga projektet e BE nga bashkitë e vendit i afrohet 50 milionë euro. Tregues që disa bashki ja dalin në atë rrugë”,
 tha ai.

Por përveçse detyrave kryesore, kryebashkiakët siç shprehet Mazniku, duhet të jenë ndikues të rritjen ekonomike së territorit që ata administrojnë.

“Por jo të gjitha ja kanë dalë. Ndaj, dhe bashkitë ende kanë një seri sfidash të vogla që ne duhet t’i trajtojmë.

Së pari ka të bëjë me demografinë dhe pjesën e popullsisë, që do të thotë tipologjia e shërbimeve, mënyra se si aksesohen këto shërbime. Tipologjia e ekonomisë që zhvillohen në këto territore të caktuara, është e ndërvarur tashmë nga demgrafia që ajo zonë ka.

Të dhënat e CENS 2023 janë të dhëna të rëndësishme, të cilat do t’i përdorim për të vlerësuar levizjen demografike në territor dhe mënyrën më të mirë për të ofruar shërbime qytetarëve tanë.

Bashkitë duhet të jenë gjithmonë e më shumë, jo thjesht struktura përgjegjëse pë rmirëmbajtjen e rrugëve, pastrimin apo riparimin e ndriçimit, apo punë të përditshme komunale. Padyshim që do i bëjnë se është detyra kryesore e bashkive, por bashkitë duhet të fillojnë gjithmonë  e më shumë të luajnë rolin si faktorë të zhvillimit ekonomik të territorit të tyre. Të jenë aktorë që mendojnë në terma si zhvillohet ekonomia, si vijnë më shumë investitorë në zonë, si kryhen më shumë biznese, si kryhet më shumë punësim, e të kenë më shumë një rol aktiv në zhvillimin ekonomik të territorit të tyre”, tha ai.

Me mungesën e demokratëve në tryezën e territoriales, Mazniku u bëri thirrje anëtarëve të opozitës për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve.

“Ne do të mbetemi gjithmonë shumë të hapur për bashkëpunim së pari me opozitën, siç u tregua kjo me faktin që të gjitha kërkesat e opozitës në procesin e krijimit të komisionit janë adresuar nga mazhoranca dhe kjo frymë sunojmë të vijojë. Më vjen keq që sot anëtarët e Partisë Demokratike nuk erdhën në këtë takim, shpresoj të kthehet në një mekanizëm që në vijimësi të ketë bashkëpunim dhe ndërveprim. Synimi i këtij komisioni duhet të jetë jo si të zgjidhim një problem politik, por sit ë zgjidhim një problem administrative-institucional për të ofruar shërbime qytetarëve të të gjithë vendit në çdo zonë”, tha ai.

Kujtojmë se komisioni për “Territoriale”, u miratua më 27 tetor 2025, së bashku me të “Zgjedhores”, me përbërjen dhe objektin e punës së dakordësuar më parë.

Votat kundër ishin të përfaqësuesve të partive të vogla parlamentare, pasi pretendojnë se mendimi i tyre për këto reforma nuk vlen sipas dy forcave të mëdha, që i kanë dhënë mundësi dy bashkëkryetarëve të tyre të kenë të drejtë vetoje.

Socialistët janë shprehur të hapur të diskutojnë çdo propozim për të dy reformat, pa përjashtuar edhe diskutimet për ndryshim të sistemit zgjedhor dhe hartës territoriale, siç kërkojnë demokratët.

Pas konstituimit të Komisionit për Reformën Territoriale, me votat e mazhorancës dhe aleatëve të opozitës, ka reaguar PD.

Sipas PD, e cila nuk mori pjesë në Komision në fjalë, mbledhja është vendosur në mënyrë të njëanshme nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe se deputetët e PD nuk ishin prezentë sepse ishin në një tjetër Komision, aty ku po diskutohej për buxhetin 2026.

“Mbledhja e Komisionit është vendosur në mënyrë të njëanshme nga ana e përfaqësuesve të mazhorancës. Ndërkohë deputetët e opozitës ishin të angazhuar në komisionet parlamentare në diskutimin e buxhetit për vitin 2026”, thuhet në reagimin e PD.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular