Publicisti Ben Blushi ka nxitur sërish reagime të forta me botimin e tij më të ri, “Jam Mysliman”. Blushi sjell te lexuesi një rrëfim ironik dhe filozofik mbi përplasjen mes fesë dhe shtetit laik në Shqipërinë moderne. Në prani të miqve, kolegëve dhe politikanëve, shkrimtari prezantoi librin e tij, i cili ka në qendër historinë e një shkrimtari.
I gjithë romani është një metaforë për njeriun që kërkon shpëtim në fe, pasi ka humbur besimin te shoqëria dhe jo një luftë kundër islamit. Publicisti dhe shkrimtari Ben Blushi në fjalën e mbajtur gjatë promovimit të librit “Jam mysliman” deklaroi se një grup fanatikësh po frikësojnë botuesit dhe autorët të shkruajnë apo të komentojnë temat fetare. Blushi tha se kështu ka ndodhur edhe me të dhe kjo vërtetohet në komentet që shkruhen përditë në profilin e tij në “Facebook” dhe këtë ai e cilësoi një dhunë që ushtron një pakicë njerëzish ndaj tij.
“Një grusht fanatikësh na kanë frikësuar ne, na kanë zhveshur nga liritë që kemi pasur, ne kemi 30 vjet liri, por a kemi humbur rrugës? Nga mënyra si janë sjellë me librin tim, mendoj se ata kanë fituar terren. Duke lexuar ‘Facebook’-un tim çdo ditë, kuptoj në çfarë dhune jetoj, një dhunë e një pakice njerëzish që më gjykojnë për atë që nuk jam, racist, ksenofob dhe ky libër shkruhet për këtë arsye, por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë ndikuar tek unë. Kam hequr 25% të librit, kam bërë një profilaksi, një lloj higjiene”, – tha Blushi.
“Pse duhet të kemi frikë të botojmë një libër normal, që nuk cenon Kushtetutën, nuk është racist. Një grusht fanatikësh na kanë frikësuar ne, na kanë zhveshur nga liritë që kemi pasur, ne kemi 30 vjet liri, por a kemi humbur rrugës? Nga mënyra si janë sjellë me librin tim, mendoj se ata kanë fituar terren. Duke lexuar ‘Facebook’-un tim çdo ditë, kuptoj në ca dhune jetoj, një dhunë e një pakice njerëzish që më gjykojnë për atë që nuk jam, racist, ksenofob dhe ky libër shkruhet për këtë arsye, por kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë ndikuar tek unë. Kam hequr 25% të librit, ka bërë një profilaksi, një lloj higjiene. Unë jam mysliman, unë jetoj me një myslimane, çfarë janë fëmijët e mi, unë besoj se janë evropianë. Gjyshja ime ka qenë myslimane, si mund të kem një sentiment antimyslimanë?! Shqipëria është një produkt i pastër i një harmonie fetare, e kam shkruar këtë libër për shkak se përditë po na cenohen të drejtat, sherihati ju e dini që është një sistem që synon të zëvendësojë një shtet laik me një shtet fetar”, – tha Blushi







