HomePolitikeTakimi historik në Romë/Shqipëri -Itali firmosin 16 marrëveshje. Rama: Në BE edhe...

Takimi historik në Romë/Shqipëri -Itali firmosin 16 marrëveshje. Rama: Në BE edhe pa të drejtë vetoje. Meloni: Shqipëria sillet si një vend i BE

Advertismentspot_img

16 marrëveshje janë nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë në mbledhjen e parë ndërqeveritare. Ja cilat janë ato:

1 Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike

2 Marrëveshje ndërqeveritare për koncensionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare

3 Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të Mbrojtjes Civile në Shqipëri

4 Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave

5 Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës

6 Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes

7 Memorandum mirëkuptimi mes fondacionit “Maxi” Muzeu Kombëtar i Arteve i Shekullit XXI dhe Galeria Kombëtare e Arteve e Republikës së Shqipërisë.

8 Protokoll mirëkuptimi për bashkëpunimin në fushën e Mbrojtjes Civile

9 Marrëveshje teknike për dorëzimin e dy motovedetave të Guardia Costiera Italiane dhe Forcën Detare Shqiptare

10 Deklaratë mirëkuptimi mes Departamentit të Mbrojtjes civile italiane të presidencës së Këshillit të Ministrave të Italisë dhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Shqiptare dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, zyra e Tiranës

11 Marrëveshje financiare mes Casa Depositi e Prestitit dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për përmirësimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në Shqipërinë veriore pas tërmetit të vitit 2019

12 Memorandum mirëkuptimi mes Casa Depositi e Prestitit S.p.A dhe Ministria e Financave të Shqipërisë

13 Memorandum mirëkuptimi mes SIMETS S.p.A dhe Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve Shqiptare AIDA

14 Memorandum mirëkuptimi mes Fincantieri dhe KAYO, memorandum paraprak përpara krijimit të një joint venture për punimet e kantieret të Pashalimanit.

15 Memorandum mirëkuptimi mes Leonardo S.p.A dhe KAYO

Më herët mes kryeministrave Edi Rama dhe Giorgia Meloni u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, mbi bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar, duke çuar në 16 numrin total të nënshkrimeve sot në Romë.

Rama: Gati të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, mund të përfaqësohemi nga Komisari Europian Italian

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni se Shqipëria është gati të futet në BE edhe pa të drejtë vetoje. Madje ai tha se Shqipëria mund të përfaqësohet nga Komisari Europian Italian.

“Siç e thashë edhe gjatë mbledhjes, dhe siç e kam thënë edhe në raste të tjera, ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me Bashkimin Europian, për të mos përdorur as veton dhe as votën. Nuk na intereson kjo. Ne jemi ithtarë fanatikë të vlerave europiane dhe nuk kemi asnjë mendje të vendosim veto. Do të thotë që jemi gati të nënshkruajmë që mund të përfaqësohemi nga Komisari Europian Italian. Do të ishte shumë të kishim dy komisarë për të njëjtin vend pasi ne jemi i njëjti vend”, tha ai.

Kujtojmë se sot u zhvillua mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-Itali ku u nënshkruan disa marrëveshje të ndryshme.

Reagon kryeministrja Meloni

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka vlerësuar marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se dy vendet ndajnë një vizion të përbashkët edhe në arenën ndërkombëtare.

Sipas saj, Shqipëria po tregohet si një partner i besueshëm dhe po vepron tashmë “si një vend i Bashkimit Evropian”.

“Italia dhe Shqipëria edhe në arenën ndërkombëtarë kanë një vizion të përbashkët. Shqipëria sillet si një vend i BE

Pas pak ditësh do të hapet kapitulli i fundit për negociata për anëtarësim në BE, një kapitull teknik.

Vazhdojmë të themi që nuk është zgjerim i Evropës por një ribashkim të saj, Shqipëria është një vend evropian, ajo që na takon ne është ta ndjekim këtë proces sa më serioz dhe të shpejtë”, tha ajo.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular