HomeSportRekordi/ Hera e parë në histori, Shqipëria fiton 5 ndeshje radhazi

Rekordi/ Hera e parë në histori, Shqipëria fiton 5 ndeshje radhazi

Advertismentspot_img

Shqipëria po kalon një moment fantastik, duke shënuar histori me trajnerin Silvinjo.Pas kualifikimit në Europian, kuqezinjtë kanë arritur që për herë të parë, të kualifikohen për në “Play Off” të Kupës së Botës, megjithëse aty na pret një rrugëtim shumë i vështirë për të arritur ëndrrën e madhe.

Fitorja ndaj Andorrës me rezultatin 0-1, ka qenë për Shqipërinë edhe e pesta radhazi. Kuqezinjtë nuk kishin arritur kurrë të fitonin 5 ndeshje radhazi, ku në listën e këtyre fitoreve, përfshihen ndeshja me Gjibraltarin, Letoninë, Serbinë, Jordaninë dhe së fundmi me Andorrën.

Ndeshja e radhës për skuadrën tonë, do të jetë ndaj Anglisë në datën 16 nëntor, ndeshje që është e vështirë të fitohet nga skuadra jonë megjithatë, triumfi në Andorrë e zhbën rezultatin e sfidës me Anglisë, cilido rezultat që të jetë.

Në këto 5 sfida, Shqipëria ka shënuar 8 gola dhe ka pësuar vetëm 2 në miqësoren ndaj Jordanisë, të fituar me rezultatin 4-2.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular