HomeKronikeSPAK tha se i ka dërguar Berishës 2 urdhër-thirrje për paraqitje, kreu...

SPAK tha se i ka dërguar Berishës 2 urdhër-thirrje për paraqitje, kreu i PD nuk pranon se është njoftuar!

Advertismentspot_img

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës zyrtare të SPAK, sipas të cilës Prokuroria e Posaçme i ka dërguar Berishës 2 urdhër thirrje për t’u paraqitur në SPAK për çështjen e “21 Janarit”.

Por kreu i PD mohon deklaratrat e SPAK. teksa iniston se nuk i ka mbërritur asnjë fletë thirrje nga SPAK-u.

Berisha thotë se pretendimet e SPAK janë gënjeshtra dhe se  atij nuk i ka shkuar asnjë email në adresën e tij personale.

Për sa i përket email-it në parlament, Berisha tha se nuk ka email në parlament.

“Nuk e përdor atë të Parlamentit. Nuk komunikohet me e-mail, firmos ai që merr njoftimin. Pas këtyre bisedave, gjoja kanë nisur email ose më kanë hapur një llogari emaili kastile për këtë punë”, tha kreu i PD.

Sali BerishaËshtë një gënjeshtër absolute. Ato rojë janë njerëz të përgjegjshëm. Këta janë njerëz të pafytyrë. Janë njerëz të përgjegjshëm të cilët më kanë dorëzuar mua çdo lloj dokumenti që ka ardhur aty.

Dhe, kur organet gjyqësore kanë pasur, e kanë konsideruar të domosdoshme, i kanë dërguar me motoçikletë, me punonjës të policisë, gjykatës, etj, etj dhe nuk ka ndodhur kurrë kjo që thonë ata. Shiko, bëju bllok atij numrit të tyre sepse e kanë agjenci mashtrimi.

Prandaj ju lutem shumë, bëjini bllok dhe report atij numrit, thuaju edhe kolegëve tuaj të bëjnë të njëjtën gjë sepse dezinformojnë…

…Emailin e hap çdo ditë. Nuk kanë dërguar asnjë. Unë email nuk përdor dhe nuk kam email në parlament. Nuk përdor email në parlament. Në qoftë se e kanë hapur dhe është, ato kanë rregulla komunikimi. Nuk është emaili ajo që komunikon.

Posta ka rregulla, dorëzon njoftimin, firmos ai që merr njoftimin. Duket se kanë nisur pas këtyre bisedave, kanë hapur ndonjë llogari emaili kastile për këtë punë. Normalisht deputetët duhet të kenë llogari emaili, por unë nuk e kam përdorur kurrë.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme sqaroi më hertë procedurat e njoftimit të kryera ndaj Sali Berishës, duke njoftuar se deri më tani janë dërguar dy urdhër-thirrje zyrtare përmes shërbimit postar.

Sipas informacionit zyrtar, urdhër-thirrja e parë është dërguar më 3 nëntor 2025 në adresën e banesës, me detyrimin për t’u paraqitur në SPAK më 7 nëntor 2025.

Ky njoftim është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.

SPAK thote po ashtu se ka vijuar procedurën duke dërguar më 7 nëntor 2025 një urdhër-thirrje të dytë në tre destinacione: banesën e Berishës, selinë e Partisë Demokratike dhe Kuvendin e Shqipërisë, për t’u paraqitur më 14 nëntor 2025.

Prokuroria e Posacme sqaron gjithashtu se njoftimi është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit [email protected] më 10 nëntor 2025.

Reagimi i SPAK

Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).

Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:

“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”

Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular