Një apartament në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të shtunë. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Gjatë operacionit, zjarrfikësit kanë nxjerrë nga ballkoni i apartamentit dy fëmijë të mitur, të cilët janë jashtë rrezikut. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se situata është vënë nën kontroll dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar dhe janë raportuar vetëm dëme materiale. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.







