Dikur oficeri i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit i dënuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn dhe rezulton te jetë personi i fundit që e ka takuar atë, 2 vjet pas lirimit nga burgu rishfaqet sërish në skenën e kronikës së zezë këtë herë për gjobvënie.
Jeton Lami së bashku me 3 miq të tij i vuri një biznesmeni në Kamëz nga gjobë prej gjysmë milioni euro. Kur ky i fundit refuzoi të paguajë, një ditë më parë ata i vendosën eksploziv në një prej pronave të tij duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si edhe shumë panik në zonë.
Kamerat kanë kapur autorin me jelek fosforishent pasi vendosi lëndën eksplozive që e aktivizoi me fitil u largua nga vendngjarja me biçikletë..
Shpërthimi shkatërroi kuzhinën e restorantit të hapur pak kohë më parë nga Benard Elezi dhe Klodian Murati të cilët ambientet i kishin me qira..
Dyshimet fillimisht hu hodhën ndaj pronarëve të restorantit dhe kur ata nuk raportuan asnjë konflikt, me metoda proaktive policia zbuloi kërcënimet që i ishin bërë pronarit të godinës nga Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika të cilët u vendosën në pranga si edhe Ervis Lami o cili u shpall në kërkim.
Ervis Lami edhe përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha.
Hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë.







