Emrat e 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit janë miratuar sot, 17 nëntor, në Komisionin e Ligjeve. Tanimë, ata duhet të sigurojnë firmat e nevojshme të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Këta emra, si më poshtë, u bënë publikë më 3 nëntor.
Lista e plotë e kandidatëve për Avokatin e Popullit
- 1. Adriana Kalaja
- 2. Aranita Brahaj
- 3. Anton Kosteri
- 4. Anton Lleshaj
- 5. Besim Ndregjoni
- 6. Dardan Mustafaj
- 7. Endri Papajorgji
- 8. Endrit Shabani
- 9. Fatjona Male
- 10. Genta Tafa
- 11. Gerti Shella
- 12. Gëzim Allaraj
- 13. Ismail Tafani
- 14. Jola Hysaj
- 15. Juliana Hoxha
- 16. Laureta Roshi
- 17. Lulzim Hamitaj
- 18. Mirela Biba
- 19. Myrteza Myftari
- 20. Robert Gajda
- 21. Saimir Vishaj
- 22. Shkëlqim Sulo
- 23. Suela Koçibellinj
- 24. Tartar Bazaj
- 25. Valentina Teodoresku
- 26. Skënder Haluci
Kujtojmë se kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar dy javë më parë se “nuk mund të mbahet më pezull zgjedhja e Avokatit të Popullit”.
“Prej 3 vitesh nuk është zgjedhur pasardhësi i Avokatit të Popullit që pas mbarimit të mandatit, ndërkohë që ligji thotë 30 ditë pas mbarimit të mandatit, nuk është bërë kjo“, tha ai.https://www.youtube.com/embed/5IzHS66PTwY?si=rKza6z67nff8XNLH
“Qoftë në komision apo në një tryezë tjetër, të ulemi dhe ta zgjedhim”, ishte ftesa e tij drejtuar opozitës.
Vlen të theksojmë se zgjedhja e Avokatit të Popullit në Kuvend kërkon 84 vota, ndërsa Erinda Ballanca e ka ushtruar detyrën e saj përtej afateve kushtetuese. Asaj i ka mbaruar mandati që prej marsit të vitit 2022.







