HomePolitikeKryeministri Rama, takoi në Hagë, kryeministrin holandez, Dick Schoof, ja çfarë u...

Kryeministri Rama, takoi në Hagë, kryeministrin holandez, Dick Schoof, ja çfarë u diskutua mes tyre

Advertismentspot_img

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka takuar ditën e sotme, 17 nëntor 2025 në Hagë, kryeministrin holandez, Dick Schoof.
Lajmi konfirmohet nga vetë kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, duke ndarë dhe foto takimi i tij me Schoof.

Krahas fotove, Rama shkruan se dyshja diskutoi për marrëveshjen e parteritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Holandës, teksa shton se kjo është “diçka e pamendueshme vetëm deri pak vite më parë”.

Kënaqësi e posaçme ftesa dhe mikpritja e shefit të qeverisë së Hollandës, Dick Schoof, në rezidencën e tij kryeministrore në Hagë, ku folëm për marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy shteteve tona, diçka e pamendueshme vetem deri pak vite më pare“, shkruan Rama

Teksa ndodhet në Hagë, Rama do të vizitojë Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, ku do të adresohet me një fjalë, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve në një sesion të veçantë.

Clingendael fokusohet në menaxhimin e konfliktit, kontrollin e krizave dhe teknikat e negociatave, zhvillimet brenda Bashkimit Evropian dhe Eurozonës, sundimin e ligjit, qëndrueshmërinë dhe diplomacinë ekonomike, si dhe në rajone dhe vende specifike, si Azia, Lindja e Mesme, Sudani dhe Kina.

Kujtojmë se më herët këtë të hënë, kreu i qeverisë ishte në Bruksel, ku zhvilloi Konferencën e 7-të Ndërqeveritare me BE-në, duke shënuar mbylljen e të gjashtë grup-kapitujve të negociatave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular