Në Tiranë më 21 nëntor 2025, Shqipëria do të mirëpresë Samitin Growth Plan “Our Pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, do të diskutojnë mbi planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin rajonal drejt Tregut të Përbashkët të BE-së.
Ngjarja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave në Tiranë, me nisje në orën 09:30 dhe përfundim rreth orës 12:00. Samiti do të përfshijë fjalët hapëse të Kryeministrit Edi Rama dhe Komisioneres Marta Kos, foto familjare dhe konferencë për shtyp.
Ky samit synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe politik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, duke shtruar rrugën për integrimin e mëtejshëm të rajonit.







