Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë politike parlamentare në një takim konsultativ që do të mbahet të enjten, më 20 nëntor 2025, në orën 10:30, me qëllim caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Sipas Klan Kosova, ftesa zyrtare e dërguar nga Presidenca thekson: “Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.”
Ky zhvillim vjen pas dështimit të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Glauk Konjufca, për të siguruar shumicën e nevojshme të votave në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për formimin e qeverisë së re.
Takimi i thirrur nga Presidentja Osmani pritet të jetë vendimtar për përcaktimin e hapave të mëtejshëm drejt organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare.







