Presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi përmes Truth Social, se është planifikuar një takim i tij me Zohran Mamdani, socialdemokratin që u zgjodh kryebashkiak i Nju Jorkut në zgjedhjet e fundit bashkiake.
Siç njoftoi Trump, takimi mes tyre do të mbahet të premten më 21 nëntor, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.
“Komunisti, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran ‘Këame’ Mamdani, kërkoi një takim. Vendosëm që ky takim të zhvillohet në Zyrën Ovale të premten, më 21 nëntor”, shkroi presidenti republikan.
Kujtojmë se Mamdani deklaroi pak ditë më parë se do të kontaktojë me presidentin Donald Trump përpara se të marrë zyrtarisht detyrën, me qëllim mbrojtjen e interesave të qytetit.
Sipas New York Post, Mamdani tha se synon të bashkëpunojë edhe me kundërshtarët e tij, por se do të kundërshtojë çdo veprim të qeverisë federale që mund të dëmtojë banorët e Nju Jorkut.








