HomeEkonomiKuvendi pritet të shpallë vakancën për tre anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të...

Kuvendi pritet të shpallë vakancën për tre anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Advertismentspot_img

Komisioni i Ekonomisë ka shpallur tre vakanca për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Anëtarëve që iu ka mbaruar mandati janë Violeta Staka, Artan Hoxha dhe Luljeta Minxhozi. Minxhozi është njëkohësisht zv.kryetare e Këshillit Mbikëqyrës si dhe zv.guverantore e parë e Bankës.

Këshilli Mbikëqyrës është organi më i lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe përbëhet nga 9 anëtarë. Të gjithë anëtarët zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. 5 anëtarë propozohen nga Kuvendi, 3 nga Këshilli i Ministrave dhe 1 nga Këshilli Mbikëqyrës.

Artan Hoxha është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2018. Luljeta Minxhozi mban pozicionin e Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës që nga data 9 janar 2019, dhe është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës që prej muajit dhjetor të vitit 2018.

Ndërsa Violeta Staka është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2020.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular