HomePolitikeMinistri Salla, në Lezhë: Riparimi i argjinaturës në Tale drejt përfundimit, strukturat...

Ministri Salla, në Lezhë: Riparimi i argjinaturës në Tale drejt përfundimit, strukturat janë në gadishmëri të plotë

Advertismentspot_img

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, së bashku me Kryetarin e Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, Drejtorin e Ujitje-Kullimit Nikolin Prendi dhe ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), inspektuan nga afër situatën në argjinaturën e dëmtuar në Tale, pas dëmtimeve të shkaktuara nga reshjet intensive gjatë natës.

Që prej mesnatës, ekipet e ujitje-kullimit dhe ato të bashkisë po punojnë pa ndërprerje për riparimin e segmentit të prekur, duke garantuar sigurinë e zonave dhe funksionimin e sistemit kullues.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, theksoi se ekipet janë në terren, duke monitoruar situatën orë pas ore dhe ndërhyrë aty ku shfaqen problematika. Ai siguroi se strukturat janë në gadishmëri të plotë për të garantuar sigurinë e banorëve dhe funksionimin e sistemit kullues.

“Bashkia Lezhë, AKMC, Drejtoria e Ujitje-Kullimit dhe Ministria e Bujqësisë, me të gjitha mjetet në dispozicion, kanë rreth 24 orë që punojnë për riparimin e çarjes së argjinaturës. Jemi drejt mbylljes së problematikës. Dua të falënderoj Bashkinë, AKMC, Drejtorinë për gadishmërinë që kanë pasur gjatë gjithë këtyre orëve dhe shpresoj që problematika të tjera të mos na lindin gjatë 24 orëshit të ardhshëm. Megjithatë, jemi në gadishmëri të plotë bashkë me ekipin e Ministrisë së Bujqësisë, stafet e DUKT-ve dhe gjithë stafet që ka Ministria e Bujqësisë”, deklaroi Ministri Salla.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, theksoi se falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të të gjitha institucioneve u parandaluan pasoja serioze dhe u bë e mundur mbrojtja e banorëve dhe tokave të zonës.

“Deri tani ne kemi bërë të pamundurën për të bllokuar çarjen e argjinaturës. Është një situatë që mund të agravonte me shpejtësi dhe falë ndërhyrjes së shpejtë ka mbetur nën kontroll. Presim që sonte ta mbyllim dhe situata të përmirësohet në zonat përreth”, deklaroi Ndreu.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, AKMC dhe Drejtorinë e Ujitje-Kullimit, vazhdon të monitorojë situatën dhe do të ndërhyjë sipas nevojës për parandalimin e përmbytjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve dhe tokave bujqësore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular