HomeRajoniVinte nga Shqipëria, dogana e Kosovës zbulon rreth 120 kg drogë në...

Vinte nga Shqipëria, dogana e Kosovës zbulon rreth 120 kg drogë në një autobus

Advertismentspot_img

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në orët e hershme të mëngjesit, kanë ndalur një autobus në Autostradën “Ibrahim Rugova”, i cili udhëtonte nga Shqipëria drejt Kosovës pa pasagjerë. Mjeti është shoqëruar për kontroll të detajuar në objektet e Doganës në Prishtinë.

Pas kontrollit Dogana ka zbuluar rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis, raporton Kosova Press.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit, ku janë përdorur pajisjet profesionale të ofruara nga programet e Qeverisë së SHBA-së, përfshirë skanerin e dhuruar së fundmi, si dhe qentë nuhatës të dhuruar nga organizata gjermane GIZ – është zbuluar një sasi prej rreth 120 kilogramësh narkotikë të llojit kanabis.

Rasti i është dorëzuar njësive Antidrogë të Policisë së Kosovës për procedura dhe veprime të mëtejshme penale.

Në fund Dogana e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, duke rritur bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë dhe sundimin e ligjit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular