HomeLifestylePas ndarjes konfliktuale me modelen turke, zbulohet lidhja e re e Butrint...

Pas ndarjes konfliktuale me modelen turke, zbulohet lidhja e re e Butrint Imerit! Këngëtari s’heq dorë nga vajzat e huaja! Tradhtia që solli fundin e romancës me Sezen

Advertismentspot_img

Një postim i fundit nga profili i këngëtarit Butrint Imeri ka ngjallur menjëherë spekulime dhe kuriozitet të madh në rrjetet sociale. Ai ka ndarë një ‘Story’ misterioze ku shfaqet ulur në një motor sportiv, ndërsa krah tij qëndron një vajzë. Identiteti i vajzës mbetet i fshehtë, duke mos u zbuluar as emri i saj, gjë që ka shtuar interesimin e ndjekësve.

Pamjet lënë të kuptohet se mund të bëhet fjalë për xhirimet e një klipi të ri muzikor. Por duket se krah klipit të ri, këngëtari ka nisur edhe një histori të re dashurie, edhe këtë herë vajza është e huaj. Vetë këngëtari ka preferuar që të mbajë gjithçka diskrete, por mediat kosovare kanë shkruar për këtë histori, që këngëtari po e jeton në heshtje të plotë duke preferuar që të mos jap detaje në lidhje me identitetin, apo detajet e kësaj romance. Duket se pas ndarjes së fundit, artisti sërish ka gjetur një partnere të huaj. Prej disa kohësh këngëtari i njohur Butrint Imeri dhe modelja turke, Sezen Cifcioglu, po shijonin një romancë dashurie.

Dyshja e bënë të ditur lajmin përmes postimeve në rrjetet sociale ku shfaqeshin më të dashuruar se kurrë. Mirëpo së fundmi duket se çifti i kanë dhënë fund romancës së tyre të shkurtër, pasi modelja ka fshirë në profilin e saj fotot me Butrintin si edhe ata nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Teksa Sezen është pyetur për fotot e fshira dhe heqjen nga ndjekësit, ka pretenduar se romanca mes tyre ka qenë një lajm i rremë dhe se ata të dy kanë qenë vetëm shokë.

“Lajmi është i rremë dhe personi në fotot e mija është shoku im. Unë nuk e meritoj të përflitem në këtë mënyrë. Nuk kam qenë e lidhur me Butrintin” është përgjigjur modelja për ZoneVip. Ndër të tjera, Sezen është shprehur se ata nuk janë më shokë prandaj edhe nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

Butrint Imeri Sezen Cifcioglu (11)

“Ne nuk jemi më shokë, ai ka qenë me njerëz të tjerë gjatë gjithë kësaj periudhe”, – shton ajo. Por duket se historia mes dyshes është më e komplikuar sesa duhet. Pasi çifti shijoi disa ditë pushimesh si në borë ashtu edhe plazh, ka ardhur ndarja, ku shkak dyshohet se është bërë tradhtia e këngëtarit. Butrinti ka pasur një flirt me një vajzë, çfarë edhe është marrë vesh nga modelja turke, duke sjellë menjëherë ndarjen e çiftit.

Butrint Imeri Sezen Cifcioglu (6)

Një ndarje kjo që ka qenë konfliktuale mes tyre. Nuk dihet ende se cila është vajza me të cilën Butrinti tradhtoi Sezen, por ajo që dihet me siguri është fakti se çifti është ndarë pas një sherri të madh. Nga Alpet e Zvicrës, çifti i ri i shobizit u arratisur në një tjetër kontinent. Ata u ndodhën në Amerikën Latine dhe shijuan temperaturat e larta në bregdetin e qytetit meksikan, Tulum.

butrint imeri 1
butrint imeri

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, u përfol muajin e shkuar për një lidhje të me modelen turke. Dyshja u kap mat në një resort luksoz me borë, duke nxitur spekulime mbi një histori të re dashurie. Fotot dhe videot e tyre janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shfaqen të afërt dhe duke shijuar kohën së bashku. Edhe pse as Butrinti dhe as Sezen nuk kanë bërë një deklaratë zyrtare, ndjekësit vunë re se ata po publikojnë postime nga i njëjti vend, duke lënë të kuptohet se po kalojnë pushimet bashkë. Sezen Cifcioglu është një modele shumë e ndjekur në Turqi, e njohur për paraqitjet e saj glamuroze dhe për praninë e fortë në rrjetet sociale.

Butrint Imeri Sezen Cifcioglu (7)
Butrint Imeri Sezen Cifcioglu (8)

Butrint Imeri Sezen Cifcioglu (10)
Butrint Imeri Sezen Cifcioglu (12)
Butrint Imeri Sezen Cifcioglu (3)

Ajo ka bashkëpunuar me marka të njohura të modës dhe shpesh shfaqet në evente të rëndësishme. Ndërkohë, Butrinti njihet jo vetëm për hitet e tij muzikore, por edhe për jetën e tij private, e cila gjithmonë tërheq vëmendjen e fansave dhe mediave. Burime pranë dyshes tregojnë se ata janë takuar disa muaj më parë gjatë një eventi në Stamboll dhe që atëherë kanë mbajtur kontakte të afërta. Pavarësisht spekulimeve, Butrinti është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën e tij sentimentale, duke mos e konfirmuar asnjëherë publikisht një lidhje derisa të jetë gati ta ndajë me publikun.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular