HomePolitikeVIDEO/Ina Zhupa dorëzon projektligjin: Të njihen diplomat e mësuesve para vitit 2015!...

VIDEO/Ina Zhupa dorëzon projektligjin: Të njihen diplomat e mësuesve para vitit 2015! Të garantojmë pagat e barabarta

Advertismentspot_img

Në një nismë të rëndësishme për dinjitetin profesional dhe financiar të mësuesve në Shqipëri, deputetja Ina Zhupa ka dorëzuar në Kuvend një projektligj të ri, i cili ka për qëllim të zgjidhë një padrejtësi të caktuar pas miratimit të një akti normativ që zhvlerësoi diplomën e mësuesve të diplomuar para vitit 2015.

Ky ligj synon të rikthejë trajtimin financiar të barabartë për rreth 11 mijë mësues, duke i garantuar atyre të drejtat dhe shpërblimet financiare njësoj si kolegëve të tyre që kanë diplomuar pas vitit 2015.

Në videomesazhin e shpërndarë, Zhupa theksoi rëndësinë e këtij projektligji, duke theksuar se ai i vjen në ndihmë mësuesve të cilët kanë zhvilluar një betejë të gjatë ligjore që pas miratimit të një VKM-je që zhvlerësonte diplomat e tyre dhe i trajtonte ato më pak se kolegët që kanë përfunduar studimet pas vitit 2015.

Përfaqësueset e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, që ishin të pranishme në dorëzimin e projektligjit, e vlerësuan këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm drejt njohjes së kontributit të mësuesve dhe përmirësimit të kushteve të tyre të punës. Gentjana Hoxhallari, mësuese e ciklit fillor, u shpreh: “Pas 25 vitesh punë, diploma ime zhvlerësohet dhe nuk paguhem në të njëjtën mënyrë si kolegët e mi. Ky ligj është shpresa jonë për të marrë vlerën e merituar.”

Po ashtu, Teuta Langa, mësuese e edukimit fizik, theksoi se, edhe pas 38 vitesh punë, diploma e saj nuk njihet plotësisht dhe shpërblimi financiar nuk është i barabartë me kolegët që kanë përfunduar studimet më vonë. Ndërsa Alma Lama, kryetare e sindikatës u shpreh se: Ne jemi shumë të nderuara që na mbështetët është hera e dytë që ju na dolët në krah. Sepse ne bëmë edhe një betejë në Gjykatën Kushtetuese ku vendimarrja u nda 4 me 4 dhe nuk morëm dot një vendim.

Zhupa e cilësoi këtë projektligj si një mundësi për të avancuar mësuesit në karrierën e tyre dhe për të motivuar ata përmes një shpërblimi të drejtë dhe të barabartë, duke kërkuar që ky ligj të kalojë pa pengesa politike, për të garantuar një të ardhme më të mirë për sistemin arsimor shqiptar.

Në fund, deputetja e PD-së Ina Zhupa shprehu shpresën se Kuvendi ta miratojë sa më shpejt këtë projektligj, në mënyrë që të garantohen të drejtat e mësuesve dhe të përmirësohet cilësia e arsimit në vend.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular