HomePolitike21 Janari/ Bamir Topi: Basha më erdhi në shtëpi për gardistët, në...

21 Janari/ Bamir Topi: Basha më erdhi në shtëpi për gardistët, në darkë Berisha më quajti “horr bulevardi”

Advertismentspot_img

Ish Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka kujtuar ngjarjet e 21 Janarit dhe momentin e përplasjes së tij me Sali Berishën. 

Topi deklaroi se Lulzim Basha i ka kërkuar takim dhe i ka vajtur në shtëpi, ku është diskutuar shqetësimi i marrjes në pyetje nga Prokuroria të zinxhirit komandues të Gardës. Topi tha se i deklaroi Bashës se ai do të mbështesë hetimin dhe fill pas kësaj, po atë mbrëmje, Berisha e shënjestroi duke e etiketuar “horr bulevardi”. 

Ylli Rakipi: Ju thoni se Berisha iu ka dërguar Bashën të ndërhyni te Ina Rama? Çfarë ju ka kërkuar dhe çfarë keni thënë ju? 

Bamir Topi: Libri “Nocturn” ku shkruhet ky moment dhe historia e 21 Janarit ka analizë në 360 gradë, përmban edhe këtë moment të takimit me zotin Basha. Libri ka dalë në botim në vitin 2018, ndërkohë procesi për gardistët, kishte mbaruar në vitin 2016. Kur Gjykata e Lartë, kishte refuzuar rekursin e Prokurorisë së Apelit, për të kaluar çështjen në Gjykatën e Lartë. Në atë moment, çështja e tyre ishte mbyllur në dënimet që kishin marrë. Libri është shkruar me një qëllim që ka brenda një detyrim për tu shkruar. Pse? Fillova të konstatuar se njerëz të ndryshëm, filluan të thonë të vërtetat e tyre që nuk ishin të vërtetat e mia. Ndjeva si detyrim të shkruaj pjesën që ka të bëjë me të vërtetat e mia. Çdo njeri është i lirë të japë të vërtetat e veta rreth një situatë të caktuar. Nisur nga këto premisa kam shkruar dhe jemi në ketë moment. Biseda ishte kjo, pata një telefonatë, ishte ditë e dielë, 21 janari ishte e premtë, data 23 në mëngjes pata një telefonatë nga zoti Basha dhe më thotë, dua të të takoj, i thashë hajde mirë se të vish, jam në shtëpi. E kam mirëpritur zotin Basha dhe padyshim u diskutua rreth situatës, që ishte akute. Në bisedë e sipër, dolën edhe element të atij momenti, kërkesa nga prokuroria dhe refuzimi që ishte bërë publik nga ana e ish kryeministrit. Kjo është situatë i thashë, që duhet ta dini, është shumë e rëndë, janë vrarë njerëz. Publikisht por edhe në takime, që kam patur në zyrë, kam inkurajuar dhe do të inkurajoj hetimin. Nuk dëshiroj dhe nuk marr përsipër të interpretoj, por po them bisedën. U ndamë shumë miqësisht, me Bashën kam patur marrëdhënie qytetarë.

Në të njëjtën ditë në mbrëmje, në një transmetim të drejtpërdrejt, kryeministri kishte ftuar familjet e gardistëve. Padyshim, ka qenë publike, ka bërë edhe dekorimet e rastit, pastaj vjen ajo shprehje që padyshim ka mbetur si një shprehje fyerje lapidar në gojën e ish kryeministrit që ka të bëjë me mua dhe ish kryeprokuroren. Në deklaratat e mia kam përmendur ngjarjet në Bulevard. Me sa duket, fokusimi i kësaj deklarate, ngjarjet në Bulevard, e bëri me sa duket të etiketonte këtë pjesën e Bulevardit. Ju e dini që në vazhdimësi pati iniciativë politike nga grupi parlamentar.

Basha nuk kërkoi specifikisht për Ina Ramën, por për problemin e rëndësisë që kishte marrja në pyetje e zinxhirit komandues. Pra për institucionin. Ai ka marrë përgjigjen time. Unë deklarova se do ta mbështes (hetimin)”, deklaroi Topi. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular