HomePolitikeE ngarkuara me punë e SHBA takime me kryetarët e grupeve parlamentare:...

E ngarkuara me punë e SHBA takime me kryetarët e grupeve parlamentare: Dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës, shtylla të institucioneve të forta politike

Advertismentspot_img

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar këtë të martë, (25 nëntor) takime me kryetarët e grupeve parlamentare, Taulant Balla të Partisë Socialiste dhe Gazment Bardhi të Partisë Demokratike.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada Amerikane në vend përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku janë publikuar edhe fotografi nga takimet.

Gjatë takimit, VanHorn, nënvizoi se “dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla themelore të institucioneve të forta dhe funksionale demokratike”.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara theksoi se mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar me përfaqësues nga i gjithë spektri politik, me qëllim që të dy vendet të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie më të sigurta dhe më të begata”, theksohet në postimin e ambasadës amerikane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular