HomeKultureDoli nga shtypi Fjalori akademik rumanisht–shqip Dr. Renata Topciu-Melonashi dhe Dr. Luan...

Doli nga shtypi Fjalori akademik rumanisht–shqip Dr. Renata Topciu-Melonashi dhe Dr. Luan Topciu

Advertismentspot_img

Me kënaqësi njoftojmë botimin e Fjalorit akademik rumanisht–shqip, rezultat i mbi tre dekadave punë për hartimin e tij nga Dr. Renata Topciu-Melonashi dhe Dr. Luan Topciu, botim i Shtëpisë Botuese Asdreni i Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë (ALAR).

Ky fjalor përfaqëson një arritje të rëndësishme në fushën e leksikografisë, dhe të studimeve gjuhësore ndërmjet rumanishtes dhe shqipes, të cilat kanë zënë një vend të veçantë në gjuhësinë krahasimtare ballkanike dhe atë indoeuropiane.

📘 Vepra përmban:

• mbi 50.000 fjalë tituj,

• mbi 100.000 shprehje, idioma, lokucione dhe njësi frazeologjike,

• rreth 1800 faqe,

• si dhe referenca kulturore, historike, të përfshira në shpjegimin e kuptimeve semantike të fjalëve.

Fjalori i ri plotëson një mungesë të kahershme në leksikografinë rumune dhe shqiptare.

Ky fjalor ka synuar jo vetëm një paraqitje sa më të gjerë të leksikut, por edhe pasqyrimin e pasurisë dhe shumëllojshmërisë të shprehjeve frazeologjike të të dy gjuhëve.

Ai u drejtohet të gjithë atyre që dëshirojnë të mësojnë njërën ose tjetrën gjuhë dhe përbën një mjet të domosdoshëm për studimin e thelluar të tyre.

📚 Vazhdimësi e një tradite leksikografike

Autorët janë gjithashtu bashkautorë — së bashku me Ana Melonashi — të Fjalorit Akademik shqip–rumanisht, botuar nga Polirom në vitin 2003 dhe ribotuar në Shtëpinë Botuese Asdreni (ALAR) në vitin 2022.

Fjalori i ri rumanisht–shqip është një plotësim i natyrshëm i fjalorit shqip-rumanisht, duke ndërtuar së bashku një panoramë të plotë dygjuhësore.

🇷🇴 Mbështetje institucionale

Botimi është bërë i mundur me mbështetjen e Qeverisë së Rumanisë, akorduar organizatave të qytetarëve që i përkasin pakicave kombëtare, përmes Departamentit për Marrëdhëniet Ndërmjet Etnive (Departamentul pentru Relații Interetnice).

🎉 Një datë me simbolikë të veçantë

Dalja nga shtypi përkon me vigjiljen e:

• 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit të Shqipërisë,

• dhe 1 Dhjetorit, Ditës së Rumanisë,

duke i dhënë botimit një domethënie të veçantë kulturore dhe historike.

Doli nga shtypi Fjalori akademik rumanisht–shqip

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular