HomeRajoniProtesta e autobusëve, trafiku i Prishtinës në kaos

Protesta e autobusëve, trafiku i Prishtinës në kaos

Advertismentspot_img

Ka vazhduar për ditën e tretë radhazi protesta e transportuesve të trafikut urban.

Në rrugët e kryeqytetit sërish janë parkuar autobusët e transportuesve të “Trafikut Urban”, por edhe të linjave private që qarkullojnë në Prishtinë, duke shkaktuar kolona të mëdha.

Përfaqësuesi i punëtorëve të “Trafikut Urban”, Ilmi Gashi, ka thënë se shpresa e tyre është te mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila është thirrur për të enjten.

Ai, nga objekti i Komunës së Prishtinës, ku janë mbledhur transportuesit, ka thënë se përmes protestës kërkojnë pagën e tyre, e cila është një të drejtë elementare.

Që nga e hëna, kryeqyteti nuk ka qarkullim të autobusëve, dhe kjo sipas tyre ndodhi për shkak të mungesës së pagës dhe të karburanteve.

Problemet me pagesat e shërbimeve në Komunën e Prishtinës kanë ardhur si pasojë e mosmiratimit të buxhetit të komunës për vitin 2025 nga Kuvendi i Kosovës, por kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur akuza ndaj Ministrisë së Financave, duke thënë se po bllokon jashtëligjshëm edhe të hyrat vetanake të komunës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular