HomePolitikeNga Shëndetësia tek Financat! Merret vendimi, Rama bën disa ndryshime në Qeveri....

Nga Shëndetësia tek Financat! Merret vendimi, Rama bën disa ndryshime në Qeveri. Vilma Guri në krye të Departamentit të Administratës Publike

Advertismentspot_img

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në qeveri.

Në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale është emëruar Oltjon Muzaka si zëvendësministër, ndërsa është liruar nga detyra Entela Ramosaçaj.

Ndërsa në ministritë e tjera, nuk ka pasur ndryshime në zv.ministra, por janë ndryshuar disa nga emërtimet e ministrive.

Ndryshimet në qeveri:

– Z. Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

– Znj. Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Ina Majko, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

– Znj. Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

– Z. Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

– Znj. Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

– Znj. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Emri ne krye te DAP

Këshilli i Ministrave ka emëruar Vilma Gurin në postin e Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike. Bëhet fjalë për një pozicion me rëndësi të lartë në vend, të cilin Guri e merr pas një periudhe shërbimi si këshilltare pranë Kryeministrit.

Vilma Guri do të zëvendësojë në detyrë Enkela Dudushin, e cila do të vijojë të ushtrojë funksione të rëndësishme brenda strukturave të institucionit. Mësohet se kjo lëvizje vjen në një moment kur Bashkimi Europian dhe partnerët ndërkombëtarë kanë udhëzuar përshpejtimin e reformave në administratën publike, përmirësimin e standardeve të transparencës dhe llogaridhënies.

Një prej detyrave kryesore që i besohet Gurit është përmbushja e kritereve teknike ligjore dhe institucionale të përcaktuara nga programet e reformës, si dhe përgatitja e strukturave të reja të administratës që mbështesin bojkotimin e burokracisë dhe zbatimin e praktikave moderne të menaxhimit.

Pas largimit të Albana Koçiut nga ky post, institucion ku punoi për 10 vite dhe e bëri të njohur duke e katapultuar fillimisht si Ministre e Shëndetësisë e mandej e Punëve të Brendshme, Enkela Dudushit iu besua drejtimi i Administratës Publike, institucion në të cilin ajo ka shërbyer për afro 2 dekada. Puna e saj në këtë institucion ka qenë intensive duke arritur të rrisë standartin e profesionalizimit në procesin e rekrutimit të punonjësve të administratës në Republikën e Shqipërisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular