HomeLifestyle“Erdhi për trajtimin e të birit, por ndërroi jetë pas një arresti...

“Erdhi për trajtimin e të birit, por ndërroi jetë pas një arresti kardiak”/ Vdekja e Shpat Kasapit merr vëmendjen e mediave italiane

Advertismentspot_img

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ndërroi jetë këtë të mërkurë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër. Ai ndodhej në Itali së bashku me familjen e tij, ku kishte shkuar për një vizitë për djalin.

Kjo ngjarje tronditëse ka marrë vëmendjen edhe të mediave italiane të cilat shkruajnë:

Tgcom24: Muzikë: Këngëtari i njohur shqiptar Shpat Kasapi vdes në moshën 40 vjeç | Ish-gruaja e tij: “Më ike në krahët e mi.”

Leggo: Shpat Kasapi vdiq papritur në moshën 40-vjeçare. Këngëtari shqiptar ishte me ish-gruan e tij në Itali: “Më ike në krahët e mi, duke e lënë djalin tonë jetim.”

Corriere Adriatico: Shpat Kasapi vdiq papritur në moshën 40-vjeçare. Këngëtari shqiptar ishte me ish-gruan e tij në Itali: “Më ike në krahët e mi, duke e lënë djalin tonë jetim.”

Shpat Kasapi, i lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, u rrit në një familje me origjinë dibrane dhe me traditë muzikore. Që në fillimet e viteve 2000 ai u bë pjesë e skenës muzikore shqiptare, duke fituar popullaritet të madh me stilin e tij modern dhe performancat energjike. Këngë si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit” dhe “Aroma e saj” u kthyen në hite që e bënë të njohur në gjithë trojet shqiptare.

Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku. Ai vazhdoi të ishte aktiv dhe i pranishëm në muzikë, duke ruajtur popullaritetin edhe vitet e fundit.

Artisti ka lënë pas një fëmijë. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta ka tronditur botën e artit dhe fansat e shumtë që e kanë ndjekur ndër vite.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular