HomeLifestyleShpati udhëtar në fatin tragjik të të atit, edhe babai këngëtar vdiq...

Shpati udhëtar në fatin tragjik të të atit, edhe babai këngëtar vdiq në moshë të re! Bashkëshortja duhet ta rrisë djalin e vetme, ashtu si nëna e tij pas ikjes së Naimit

Advertismentspot_img

Këngëtari shqiptar Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në Itali, në moshën 40 vjeçare, duke lënë mes dhimbjes së pamasë familjen, miqtë dhe gjithë dashamirësit e muzikës së tij. Në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni vajtojnë sot për një nga artistët me këngët e të cilit u rritën breza.

Shpati mësohet se kishte shkuar në Itali për një koncert dhe sapo ka mbërritur në hotel, ka pësuar arrest kardiak dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ai ishte baba i një djali të vogël, të cilin tashmë Selvija duhet ta rrisë e vetme.

Newsbomb.al mëson se shumë vite më parë, edhe babai i tij, këngëtari dhe tekstshkruesi Naim Kasapi ka ndërruar jetë në moshë të re, duke lënë fëmijët jetimë.

Vite më parë, nëna e tij Gjylymsere Kasapi ka treguar për ikjen e hershme të bashkëshortit dhe sakrificat për të rritur e vetme fëmijët. Ajo ka qenë pedagoge në Universitetin e Shkupit dhe deputete në Kuvendin e Maqedonisë.

Shpati udhëtar në fatin tragjik të të atit, edhe babai

Shpat Kasapi me nenen – fotografi e vitit 2015

Mesa duket, fati tragjik i këngëtarit ka qenë i shënjuar në rrugën e të atit e i tillë do të jetë edhe për bashkëshorten e tij Selvije dhe djalin Roel.

Vogëlushi do të rritet nga nëna e tij, pas vdekjes së parakohshme të Shpat Kasapit, ashtu siç u rrit edhe këngëtari nga nëna e tij Gjylymserja, kur tekstshkruesi Naim Kasapi ndërroi jetë dhe barra i ra asaj si kryefamiljare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular