HomeAktualitetPlani për klimën, qeveria do të përfshijë PPP-të dhe obligacion të gjelbër...

Plani për klimën, qeveria do të përfshijë PPP-të dhe obligacion të gjelbër për të gjetur 9.1 mld USD

Advertismentspot_img

Plani i ri për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike 2026-2030 parashikon disa dhjetëra masa dhe politika që duhet të ndërmerren të cilat kanë një kosto 9.8 miliardë dollarë.

E nga parashikimi i tyre deri në zbatim është në mes një hendek i madh financiar që në 93 për qind të kësaj vlere pasi për 2025-2027 vetëm 7 për qind e fondeve të nevojshme është angazhuar përmes Programit Buxhetor Afatmesëm, pra i duhen dhe rreth 9.1 miliardë dollarë.

Për të plotësuar këtë, plani i nxjerrë tashmë për konsultim ka parashikuar një sërë drejtimesh nga buxheti i shtetit tek sektori privat dhe zhvillimi i instrumenteve novatore.

“Mobilizimi efektiv i burimeve dhe financimi i prioriteteve të përshtatjes të Shqipërisë do të kërkojë një strategji shumëplanëshe, që kombinon mobilizimin e burimeve vendase, qasjen e përmirësuar në financimin ndërkombëtar për ndryshimet klimatike, angazhimin më të madh me sektorin privat dhe zhvillimin e instrumenteve financiare novatore, si dhe masat ndërsektoriale që rrisin kapacitetin përshtatës të vendit” – thuhet në dokument.

Qeveria do të angazhojë PPP

Që të vërë në jetë këtë plan qeveria fillimisht synon që të mobilizojë burimet vendase dhe këtu në rend të parë është buxheti i shtetit. Lidhur me këtë të fundit pritet që të ketë një qasje më të detajuar të zërave dhe parashikimeve nga ana e ministrive. Po kështu parashikohet një përshtatje e instrumenteve fiskale me objektivat klimatikë si dhe krijimi i një fondi kombëtar për Klimën.

Një tjetër burim është ai i financimit ndërkombëtar ku qeveria synon të forcojë partneritetet me fonde më të mëdha ndërkombëtarë të dedikuara për klimën.

Së treti është mobilizimi i kapitalit privat. Këtu del në pah edhe përfshirja e Partneriteteve Publike Private që sipas dokumentit janë të nën shfrytëzuara sa i takon kësaj fushe.

“Për t’iu përgjigjur këtyre sfidave, Shqipëria po piloton modele të përziera financimi, si Fondi Adriatik për Aftësitë Ripërtëritëse, i cili kombinon grantet e FGJK-së, huat e BEI-së dhe kapitalin privat për të financuar projekte të ekoturizmit dhe agropylltarisë, duke arritur një raport 1:3 të përdorimit publik-privat. Shkallëzimi i kësaj qasjeje do të kërkojë mjete më të forta për zbutjen e riskut, financim koncesionar dhe qartësi rregullatore.

Qeveria planifikon të zgjerojë mekanizmat e financimit të përzier dhe të PPP-ve, të lëshojë obligacione të gjelbra dhe me aftësi ripërtëritëse, të krijojë instrumente sigurimesh dhe risku nga katastrofat, si dhe të prezantojë incentiva si zbritje tatimore dhe linja huaje koncesionare.

Mobilizimi i financave private do të jetë thelbësor për shkallëzimin e investimeve në përshtatje dhe përmirësimin e aftësive ripërtëritëse afatgjata ndaj klimës, për të cilat fushat kryesore të fokusit duhet të përfshijnë veprimet e mëposhtme:

• Të zgjerohet përdorimi i Partneriteteve Publike-Private135 (PPP).

• Të prezantohen obligacionet të gjelbra dhe klimatike136 .

• Të pilotohen instrumentet e sigurimit137 .

• Të forcohet Përgjegjësia Sociale të Korporatave”, thuhet në dokument.

Gati obligacioni i parë i gjelbër

Një tjetër aspekt tek i cili do të mbështetet financimi i hendekut për zbatimin e planit të klimës është ai i përfshirjes së instrumenteve novatore. Një prej tyre duket se është emetimi i obligacionit të parë të gjelbër studimi i fizibilitetit i të cilit do të zërë vend vitin e ardhshëm.

“Një studim fizibiliteti për obligacionin e parë të gjelbër të vendit është planifikuar për vitin 2026, duke u bazuar në përvojat rajonale nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Në bujqësi dhe zgjidhje të bazuara në natyrë, projektet pilot të financimit të klimës të bazuara në rezultate do të lidhin disbursimet me rezultate të matshme, të tilla si restaurimi i ekosistemit ose rendimentet e përmirësuara nën stresin klimatik.

Shqipëria po angazhohet edhe në krijimin e një strukture rajonale të sigurimit të riskut klimatik (SECRIF) për të ofruar mbulim kundër ngjarjeve ekstreme të motit për qeveritë, bashkitë, fermerët dhe NVM-të.

Këto nisma synojnë të diversifikojnë burimet e financimit, të mobilizojnë investimet private dhe të forcojnë menaxhimin e riskut klimatik. Suksesi i tyre do të varet nga koordinimi i fortë institucional, mbështetja e vazhdueshme e donatorëve dhe reformat rregullatore për të tërhequr kapital në shkallë të gjerë përmes mekanizmave si platformat e bashkëinvestimit dhe marrëveshjet e financimit të përzier” thuhet në dokument.  Monitor

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular