Demokrati Julian Deda ka reaguar pas incidentit të ndodhur në mbledhjen e kryesisë së degës së PD në Kamëz, ku Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka debatoi me anëtaren e kryesisë.
Kjo e fundit i kërkoi përgjigje Nokës se pse primaret nuk janë zbatuar, ndërsa ai i ‘i tregoi derën’.
Deda i është drejtuar Albana Vokshit si kryetare e forumit të gruas në PD, e cila sipas tij duhet të kishte reaguar.
“Mirë Muli, që kujton se është pronar i partisë dhe tenton t’i mbyllë gojën dhe pastaj i tregon derën një zonje, e përsëris një zonje, një gruaje, vetëm se ajo po thotë të vërtetën, po Albana që duhet të jetë në mbrojtje të grave demokrate, pse nuk reagon? Ncnccncncncncnncncn…“, shkruan Julian Deda.








