HomeAktualitetRaporti i KLSH-së për Institutin e Sigurimeve Shoqërore: Në 2024, 11 mijë...

Raporti i KLSH-së për Institutin e Sigurimeve Shoqërore: Në 2024, 11 mijë raste të dhënies të pensionit pas vdekjes. Mungojnë ende 36 milionë lekë pa u arkëtuar

Advertismentspot_img

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar gjetjet e një auditimi të thelluar mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ku janë zbuluar probleme serioze në menaxhimin e pagesave për përfituesit.

Verifikimet e realizuara nga strukturat përkatëse kanë evidentuar një sërë parregullsish, që nga pagesat e dyfishta e deri te raste kur janë kryer pagesa edhe pas ndarjes nga jeta të përfituesve.

Për vitin 2024, në të gjithë territorin janë regjistruar 821 raste me problematika të tilla, duke shkaktuar një humbje financiare prej 36.9 milionë lekësh. Sipas të dhënave zyrtare, deri më 31 dhjetor është arritur të rikuperohet pjesa më e madhe e dëmit, rreth 29 milionë lekë, falë arkëtimeve të kryera përmes postës, bankave dhe urdhër-xhirimeve.

“Nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit për rastet që kanë përfituar të ardhura pas vdekjes progresivisht, për periudhën Janar – Dhjetor 2024, është konstatuar një dëm financiar prej 11,030 raste me vlerë 114,885,368 lekë, (ku përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj. Meqënëse pensioni është një pagesë që merret paradhënie, pjesa pas datës së vdekjes duhet mbajtur nga granti), të raportuar për të gjitha rajonet nga Gjendja Civile, ku krahasuar me vitin 2023, ka pësuar nje ulje prej 1,171 rastesh me vlerë 157,697 lekë”, thuhet në raport.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, nga 11.030 raste, 232 raste, janë pa efekte financiare; 10,798 raste, janë me efekte financiare. Nga këto 10,151 raste, janë arkëtuar deri më datë 31.12.2024, në shumën 100,158,608 lekë.

“Nga Sektori i Kontrollit të Pagesave në ISSH, vazhdon kontrolli për rikthimin e fondeve të dëmtuara, por ende mbeten fonde të pa arkëtuara në vlerën 36,304,350 lekë të cilat kërkojnë vëmendje të shtuar, për t’u shlyer plotësisht”, thekson raporti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular