HomeBotaPlani amerikan për paqe, Marco Rubio: I shërben të ardhmes së qëndrueshme...

Plani amerikan për paqe, Marco Rubio: I shërben të ardhmes së qëndrueshme të Ukrainës

Advertismentspot_img

Ai theksoi se këto diskutime synojnë të sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për Ukrainën

Delegacionet amerikane dhe ukrainase po zhvillojnë bisedime për paqen në Florida, ku fjalën kryesore e mbajti Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Ai theksoi se këto diskutime synojnë të sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për Ukrainën. Sipas raportimeve të ‘Sky News’, Rubio shprehu shpresën që raundi i ri i negociatave të sjellë progres drejt një marrëveshjeje që mund të vendosë fundin e luftës.

“Ky proces nuk është vetëm për të mbyllur një konflikt, por për ta bërë këtë në mënyrë që të krijojë mekanizma dhe një udhë të qartë përpara, duke garantuar që ukrainasit të jenë të pavarur, sovranë dhe të qëndrueshëm, dhe të parandalojë përfshirjen e tyre në konflikte të ardhshme,” tha Rubio. Ai shtoi se objektivi nuk është thjesht rindërtimi i vendit, por edhe nisja e një periudhe të re të zhvillimit ekonomik.

Nga ana e tij, shefi i sigurisë së Ukrainës, Rustem Umerov, theksoi se delegacioni ukrainas po punon për të arritur “një paqe të qëndrueshme” dhe falënderoi për “nismën e paqes” presidentin Donald Trump dhe mbështetjen e administratës së tij.

“Diskutimet tona fokusohen në të ardhmen e Ukrainës: sigurinë, parandalimin e agresionit, prosperitetin dhe mënyrën e rindërtimit të vendit”, tha Umerov.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë një partner i përkushtuar. “Po na dëgjojnë, na mbështesin dhe janë me ne në çdo hap.”

Takimet po zhvillohen në një vendtakim privat pranë Miamit, ku ndodhen gjithashtu i dërguari i Trump-it, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner.

/tvklan.al

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular