Pas takimit me të votuarit e PD-së, Ervin Salianji do të nisë foltoret. Burime mediatike bëjnë me dije se foltoret e Salianjit do të nisin të mërkurën nga Durrësi.
Ndërkohë, Berisha do të nisë takimet nesër takime me strukturat.
Nuk dihet nëse kjo është lëvizje parale apo e koordinuar me strukturat drejtuese.
Pas foltores me një grusht protestuesish që zhvilloi sot para Kryeministrisë, Sali Berisha parashikon që ditën e nesërme te zbresë në bazë.
Kreu i PD do të jetë me demokratët e degës nr.9, ku do të nisë një foltore të brendshme duke ndjekur edhe shembullin që ka bërë pak vite më parë kundër Lulzim Bashës.







