HomePolitike"PD si fotografi mature"- Dash Shehi: Aty sheh figurat që kanë qenë...

“PD si fotografi mature”- Dash Shehi: Aty sheh figurat që kanë qenë para 35 viteve

Advertismentspot_img

Për Dashamir Shehin, opozita aktuale e drejtuar nga Partia Demokratike, është e pamjaftueshme për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën.

I ftuar në studion e Off the Record me Andrea Dangllin, Shehi u shpreh se PD duhet të heqë dorë nga protestat si ajo përpara kryeministrisë dhe të riorganizohet në figura dhe strategji.

“Iniciativa përpara kryeministrisë më duket pa vlerë. Nisi me 1000 veta, vazhdoi me 500… Këtë punë duhet ta lenë. Edhe nëpër rrethe mund të ketë një lloj entuziazmi. Difekti është në lidership, strategji. Duam të rrëzojmë Ramën apo të mbrojmë ca vetë. Ka opozitë jashtë PD dhe këtë e treguan zgjedhjet e fundit. Janë 200 mijë veta.

Nuk mbahen gjërat me forcë. Nuk është më PD që ktheu komunizmin. Duhet të ndodhin fenomene janë 35 vite. Çfarë është kjo foto mature që duhet të jenë prapë këta. Nuk është puna e rrjedhjes, PD është e madhe, por e pamjaftueshme për të mundur Ramën. Vërtet denoncon…Kam frikë se mos kemi mbërritur tek ish republikat sovjetike”, tha Shehi në A2 CNN. (A2 Televizion)

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular