HomePolitike“Doktori të hapë rrugën vetë", Nikoll Lesi: Opozitë e mbaruar nuk ngjall...

“Doktori të hapë rrugën vetë”, Nikoll Lesi: Opozitë e mbaruar nuk ngjall besim. Berisha po luan me nervat e demokratëve duke nxjerrë 200 vetë në shesh!

Advertismentspot_img

Botuesi i gazetës Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se opozita nuk ngjall shpresë se mund të rrëzojë Edi Ramën dhe tha se Berisha po luan me nervat e demokratëve duke dalë me 200 vetë në shesh, në takimet që i quan “Foltore”. 

Biseda në studio: 

Nikoll Lesi: Opozitë që nuk ngjall besim, luajnë me nervat e demokratëve. Thonë se qeveria është e korruptuar dhe mafioze, kjo përballohet me turmë të madhe. Populli nuk del, me 200 vetë… Çfarë opozite është kjo? Si ta rrëzojë Ramën kjo? Është opozitë e mbaruar. Nuk ka lidership. Kjo foltore i shërben doktorit për zgjedhjet e partisë, që mbyll çdo zë. Në vend të thoshte do të gjejmë figurë të re që të kandidojë…
Një vend që nuk ka opozitë serioze dhe të besueshme ka probleme. Në 2004-2005, ishte PD opozitë por kishte frymëzim. Ne mbajmë mend në 1999 që ishte lufta e Kosovës, bënë thirrje gazeta Albania dhe Koha Jonë, doli plotë sheshi Skënderbej. Doktori me 200 veta? Si do të vijë në pushtet? 

Andi Tela: Një pjesë e njerëzve që duhet të mbushin sheshin, kanë ikur.

Nikoll Lesi: Këto 500 mijë qe votuan për PD, ku janë? Nuk kanë besim te doktori që i sjell në pushtet. Me këtë gjendje që është PD, po të ikë doktori, shkërmoqet, por me doktorin nuk vjen në pushtet. Doktori duhet ta hapë vetë rrugën.

Enton Abilekaj: Nuk është se nuk kanë besim te doktori, por nuk kanë besim që me këto mënyra vihet në pushtet. Ata thonë po dolëm në shesh për parakalimin e rradhës… Kjo nuk ka asnjë vlerë. Duhet të ketë ide lidershipi i PD. Me këto protesta as drejtoresha e COD nuk dorëhiqet. 

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular