HomeAktualitetDosja “Buka”, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Ja data e...

Dosja “Buka”, GJKKO shtyn seancën ndaj ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Ja data e seancës së radhës

Advertismentspot_img

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të shtyjë për datën 16 dhjetor, në orën 13:30, seancën ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili po përballet me akuzat në çështjen e njohur si “Buka SHA”.

Seanca u shty për shkak të mungesës së avokatit Gokaj, i cili ishte i angazhuar në një proces tjetër gjyqësor dhe nuk mundi të paraqitej në sallë.

Kujtojmë se ish-kryeministri Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati prej korrikut të vitit 2023, për shkak të hetimeve të SPAK, e cila lëshoi një urdhër-arresti ndaj Ahmetajt.

Vendimi:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë
    21.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të
    çështjes penale nr. 154, viti 2022, në ngarkim të të pandehurit Arben Ahmetaj, i akuzuar
    për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i
    K.Penal”.
  2. Në seancën e datës 25.07.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së
    Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari
    Erjon Çela, me vendimin nr. 7/34/124, datë 25.07.2025, vendosi:
  3. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
    të Organizuar.
  4. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 154, i vitit 2022, i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit:
    – Arben Ahmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”
    e parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
  5. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve
    paraprake dhe aktet e seancës paraprake.
  6. Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së
    bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës
    së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për
    gjykimin e çështjes së themelit, brënda dhjetë ditëve nga shpallja e tij.
  7. Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit.
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular