HomeEkonomiPrezantohet për herë të parë Manuali Doganor për Pasagjerët

Prezantohet për herë të parë Manuali Doganor për Pasagjerët

Advertismentspot_img

Ministri i Financave dhe Drejtori i Doganave inspektojnë Aeroportin “Nënë Tereza” – Prezantohet për herë të parë Manuali Doganor për Pasagjerët

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilluan një inspektim në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” me fokus prezantimin e Manualit Doganor për Pasagjerët, një botim i ri dhe thelbësor i Administratës Doganore Shqiptare.

Ky manual, i publikuar për herë të parë, përmbledh në një dokument të vetëm rregullat kryesore për hyrjen dhe daljen e pasagjerëve nga territori shqiptar, duke ofruar udhëzime të qarta mbi mallrat e lejuara dhe të ndaluara, deklarimin e valutës, barnat, kafshët shtëpiake, mbrojtjen e pasurive kulturore dhe procedurat për mjetet e transportit.

Gjatë inspektimit, Ministri i Financave nënvizoi rëndësinë e këtij botimi për lehtësimin e udhëtimit dhe shmangien e penaliteteve: “Shumë qytetarë hasin vështirësi për të kuptuar procedurat doganore. Ky manual u ofron atyre një udhërrëfyes të qartë, që thjeshton udhëtimin dhe garanton një proces më të qetë e më transparent,” deklaroi z. Malaj.

Drejtori i Doganave theksoi modernizimin që sjell ky publikim, si dhe aksesueshmërinë e tij të menjëhershme: “Manuali përmbledh gjithë informacionin që pasagjerët duhet të dinë dhe është i aksesueshëm me një klikim, si në faqen e Doganës ashtu edhe përmes QR code në pikat kufitare. Kjo rrit transparencën dhe unifikon komunikimin me publikun,” u shpreh z. Gazheli.

Manuali Doganor për Pasagjerët është tashmë i publikuar online dhe i disponueshëm për të gjithë udhëtarët në: https://dogana.gov.al/manuali_pasagjeret.pdf

Ky botim i ri përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve doganore dhe garantimit të një përvoje më efikase për qytetarët, në përputhje me standardet evropiane.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular