HomePolitike“O Florjana po ti s’më dëgjon?”/ Incident te Foltorja e Berishës, anëtari...

“O Florjana po ti s’më dëgjon?”/ Incident te Foltorja e Berishës, anëtari akuza Kryetares së Njësisë 9: Më ke sharë, kërcënu dhe…

Advertismentspot_img

Berisha ka mbajtur sot një tjetër formë foltoreje, duke takuar anëtarët e saj të Kryesisë nëpër degë, që nisi me ata të degës 9 në Tiranë.

Ky takim i Berishës që u iniciua për të bashkuar dhe dëgjuar demokratët, duket se është shoqëruar me një incident që tregoi një përplasje mes kryetares së PD në këtë degë, Eda Grimci, dhe një prej anëtarëve.

Në mbyllje të takimit, kur zëdhënësja e PD Florjana Gara iu drejtua sallës duke pyetur nëse kishe më pyetje, zotëria në fjalë ngriti dorën.

Grimci ndërkohë tha se s’ka pyetje dhe kërkoi që takimi të mbyllej.

“Florjana, po ti nuk më dëgjon mua po jo nuk duhet ta bësh ti atë gjë”, i drejtohet Grimci me zë të ulët Florjana Garos pasi kjo e fundit i dha fjalën anëtarit të Kryesisë.

Ndërsa Garo dhe Berisha i dhanë fjalën, demokrati tha se nuk punon mikrofonin, por Berisha e ftoi pranë mikrofonit të tij.

Ky i fundit tregoi më pas përplasjen që kishte pasur me Kryetaren, duke e akuzuar se e ka sharë, e ka kërcënuar dhe se nuk ka bërë organizime në protestat që PD ka thirrur.

“Unë jam Halit Koleci, i përndjekur politik katër breza. Unë banoj në njësinë 9, që kur ka fillu PD kam qenë anëtar, me të gjitha funksionet asnjë punë asnjë gjë se kam marrë nga PD, as nuk e ka lyp. Këto zgjedhjet e fundit që ke stadiumi, Kryetarja foli por nuk tregoi se çfarë nuk kishte bërë, por foli për ato që kishte bërë.

Ne kemi qenë te stadiumi, por nuk ka qenë thirrë asnjë, më ka thirr thënë hajde këtu, por nuk më kishte çu një mesazh a një ftesë.

Unë kisha mbledh njerëzit, i kam me foto, i kam marrë nga Durrësi nga Kamza… unë nuk e kam dëgjuar por më ka futur një të shame… kjo është fëmija im. Unë se kam dëgjuar por ma ka thënë një shok. Ta kam thënë! Kemi qenë te rruga ‘Shpresa’, ke 8 Janari, s’kemi pas thirrje as organizim, më ka thirr një katunari im se ishte duke vdek nga gazi lotsjellës. Kam fotot. Tani vjen puna e zgjedhjeve, nuk tha sesa seksione janë shkrirë, nuk tha se ai që ka shkrirë seksionet ka kalu kryetar i grupseksioni. Nuk e tha këtë.

Në zgjedhjet e fundit më thërret dhe më thotë do të shkosh kryetar komisione, po i them, nëse nuk ka njeri shkon. Do të çojmë te burgu, i thash mos më ço te burgu se kam fol 1 mijë të zezat për Edi Ramën dhe i ka çu dokumentet dhe i kam thënë me kë jam…. në ka kërcënuar në telefon, i kam çu në zyrë dhe më ka thënë dil përjashta. Për kartën e anëtarësisë nuk ma jepte deri sa shkova te Klevisi. Nëse ne do përçahemi me njëri-tjetrin atëherë nuk kemi për të fituar”, tha ai.

“Të garantoj që ka vlerësim maksimal për punën tënde, e vlerësoj shqetësimet që shprehe”, tha Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular