HomeAktualitetSi do të tatohet fitimi nga kriptot? - flet eksperti i IT...

Si do të tatohet fitimi nga kriptot? – flet eksperti i IT Dokuzi: Projektligji ndryshon atë aktual prej 15%. Merren parasysh edhe humbjet

Advertismentspot_img

Tatimi për fitimin nga investimi në kriptomonedha do të bazohet edhe në sa humbje ke pasur nga ky investim. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka publikuar së fundmi për konsultim publik një projektligj që rregullon tregun e kripto-aseteve në vend.

I pyetur mbi këtë zhvillim, eksperti i IT, Shahin Dokuzi tha për Televizionin Scan se kjo është një nismë pozitive për të gjithë ata që investojnë aktualisht në kriptomonedha ose kanë interes për të investuar në vijim.

“Nëse dikush tani do të investojë në kriptomonedha dhe do që t’i tregojë në bankë ose të marrë paratë, duhet të paguajë 15% pa u llogaritur humbja. Për shembull, nëse unë hedh 1000 euro dhe fitoj 100, do duhet të paguaj 15% të 1100, se teknikisht i bie që unë këtu të humbas, ndërsa në këtë rast do të llogaritet edhe se sa investon ose sa është humbja, le të themi rastin e platformave në Amerikë. Amerika ka disa platforma të vetat që i ka të licencuara dhe ajo bën llogaritjen e humbjes dhe fitimit”,  u shpreh eksperti.

Ai theksoi se investimi në kriptomonedha mbart risk, ndaj ata që investojnë duhet ta njohin mirë si funksionon dhe të tregojnë kujdes.

“Është nxjerrë një ligj në 2020 që mund të tregtosh ose mund të pranosh pagesa në kriptomonedha, duhet të paguash tatim 15%, vetëm kjo ka qenë diçka e bazuar dhe nuk ka qenë shumë e detajuar më parë. Pjesa e investimit duhet parë me kujdes me thënë të drejtën, që të investosh është shumë risk”, tha Dokuzi.

Në vend që të jenë para fizike që mbahen me vete dhe shkëmbehen në botën reale, pagesat me kriptomonedha ekzistojnë thjesht si hyrje digjitale në një bazë të dhënash online që përshkruan transaksione specifike. Scan Tv

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular