I pyetur për foltoret e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, Berisha deklaroi se është një lëvizje personale. Sipas tij, çdo aktivitet jashtë forumeve të PD-së është privat.
Pergjigjet e Berisha
Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD.
Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në.
PD është parti me statut, me institucione, me forume.
PD ka dhe do të ketë, ka filluar mbledhjen e forumeve, ka filluar debatin dhe do jetë debat i hapur për cilindo anëtar dhe drejtues.
Çdo person tjetër që për qëllime private, personale, organizon takime, i ka ato totalisht në interesin e vet dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë.
Ky rregull është për çdo forcë politike në botë.







