HomeAktualitetHidhet shorti në Presidencë, kryetar i KED zgjidhet Ilir Panda

Hidhet shorti në Presidencë, kryetar i KED zgjidhet Ilir Panda

Advertismentspot_img

Është hedhur në Presidencë shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Është hedhur sot më datë 3 dhjetor 2025, në Presidencë shorti për zgjedhjen e nëntë anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2026.

Kryetari i KED është zgjedhur Ilir Panda. Sipas ligjit, kryetari i KED është anëtari përfaqësues i Gjykatës së Lartë.

Sipas ligjit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë: 2 nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë (që shërben edhe si kryetar i KED), 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 nga Gjykatat e Apelit, 2 nga Prokuroritë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe 1 nga Gjykata Administrative. Çdo institucion ka edhe nga një anëtar zëvendësues.

Në shortin e mbikëqyrur nga Presidenti Bajram Begaj dhe Avokatja e Popullit Erinda Balanca, Gjykata Kushtetuese nxori si anëtare Fiona Papajorgjin dhe Marjana Senimin, ndërsa zëvendësues u përcaktua Gent Ibrahimi. Nga Gjykata e Lartë, anëtari kryesor Ilir Panda do të zëvendësohet në mungesë nga Medi Bici.

Për Prokurorinë e Përgjithshme, shorti përcaktoi Alfred Progonatin, me zëvendësuese Anila Lekën.

Nga Gjykatat e Apelit, mes mbi 50 kandidatëve, u përzgjodhën Ornela Naqellari dhe Ilirjana Olldashi, ndërsa zëvendësuese u caktua Selvie Gjoçaj.

Përfaqësues nga Prokuroria e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm do të jenë Altin Binaj dhe Afërdita Ndoji, me zëvendësues Arben Qosjen.

Anëtarja e nëntë, e cila vjen nga Gjykatat Administrative, do të jetë Klodiana Veizi, me zëvendësues Bezart Kaçkinin. Mandati i tyre në KED do të zgjasë nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një organ kolegjial me mandat njëvjeçar, i cili ka për detyrë të vlerësojë kriteret profesionale dhe morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si edhe të kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Anëtarët e KED për vitin 2026

Ilir Panda, Gjykata e Lartë – kryetar i KED

Fiona Papajorgji, Gjykata Kushtetuese

Marjana Semini, Gjykata Kushtetuese

Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme

Ornela Naqellari, Gjykata e Apelit

Ilirjana Olldashi, Gjykata e Apelit

Altin Binaj, Prokuroria e Apelit

Afërdita Ndoj, Prokuroria e Apelit

Klodiana Veizi, Gjykata Administrative

Anëtarët zëvendësues

Gent Ibrahimi, Gjykata Kushtetuese

Valbon Çekrezi, Gjykata e Lartë

Arben Qosja, Prokuroria e Apelit

Bezart Kaçkini, Gjykata Administrative

Anila Leka, Prokuroria e Përgjithshme

Selvie Gjoçaj, Gjykata e Apelit

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular