Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar përfundimin e kursit të 14-të bazë për Hetimin e Krimeve, ku morën pjesë 36 specialistë të Policisë së Shtetit.
Me këtë grup të ri të trajnuar, numri total i oficerëve shqiptarë që kanë përfituar nga ky program i specializuar arrin në 400.
Fokus i kursit mes Programit Ndërkombëtar të Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Shteteve të Bashkuara në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, ka rritja e aftësisë së efektivëve për t’u përballur me kërcënime që lidhen me dhunën, trafikun e narkotikëve dhe krimin e organizuar ndërkombëtar.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA
36 specialistë të krimit nga Policia e Shtetit kanë përfunduar kursin e 14-të bazë për Hetimin e Krimeve – duke e çuar në 400 numrin e oficerëve të policisë shqiptare që kanë marrë këtë trajnim të specializuar! Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Shteteve të Bashkuara e zhvilloi këtë trajnim në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, duke forcuar aftësitë e policisë shqiptare për të mbrojtur popujt tanë nga kërcënimet e dhunës, narkotikëve dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.











