HomeSportPresidenti Begaj uron për medaljet e arta në Kampionatin Ballkanik për Peshëngritjen...

Presidenti Begaj uron për medaljet e arta në Kampionatin Ballkanik për Peshëngritjen dy kampionët Çalja dhe Kofsha: Na bëtë krenarë!

Advertismentspot_img

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar këtë mbrëmje, më 4 dhjetor, për medaljet e arta të siguruara në Kampionatin Ballkanik për Peshëngritjen dy sportistët shqiptarë, Briken Çalja dhe Ertjan Kofsha.

“Urime Briken Çalja dhe Ertjan Kofsha për medaljet e arta dhe rekordet ballkanike në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes! Sukseset tuaja na bëjnë krenarë!”, shkruan presidenti Begaj.

Sjellim ndërmend se dy ditë më parë, Briken Çalja u shpall kampion i Ballkanit në peshëngritje për peshën deri në 79 kilogramë. Ai ngriti 335 kilogramë në total, duke marrë 3 medalje të arta. Çalja vendosi edhe rekorde të reja në këtë kategori.

Ka shkëlqyer gjithashtu edhe Ertjan Kofsha për peshën 94 kilogramë, i cili mori medalje të artë në dygarësh pasi arriti që të ngrinte 358 kilogramë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular