HomeRajoniSulmoi ushtarët e KFOR-it në Zveçan, serbi dënohet me 2 vite burg

Sulmoi ushtarët e KFOR-it në Zveçan, serbi dënohet me 2 vite burg

Advertismentspot_img

Lubisha Millkoviç u dënua me dy vjet burgim dhe 14.000 euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve te KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në protestën e 29 majit 2023 në Komunën e Zveçanit

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar të enjten me burgim dhe gjobë një burrë, pasi ai e pranoi fajësinë për dhunën e ushtruar ndaj ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, si dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dy vjet më parë.

Lubisha Millkoviç u dënua me dy vjet burgim dhe 14.000 euro gjobë për sulm ndaj ushtarëve te KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në protestën e 29 majit 2023 në Komunën e Zveçanit.

Millkoviç e pranoi fajësinë në një marrëveshje me Prokurorinë Speciale, e cila akuzoi atë për veprat penale, sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi.

Avokati mbrojtës i Milkoviçit, Millosh Deleviç, tha se marrëveshja për pranimin e fajësisë është arritur me vullnet të plotë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Millkoviç u arrestua më herët këtë vit dhe gjykata tha se ai do të mbahet në paraburgim derisa aktgjykimi ta ketë marrë formën e prerë.

Më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime, disa prej tyre lëndime të rënda, pas përleshjes me protestuesit serbë, majin e atij viti.

Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

Autoritetet kosovare kanë arrestuar dhe akuzuar dhjetëra të dyshuar për dhunën në Zveçan vitin e fundit. Deri tani, disa persona janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë, në lidhje me dhunën në Zveçan.

Për dhunën në Zveçan, Kosova ka fajësuar Serbinë, duke thënë se pas dhunës qëndruan “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Por, Beogradi e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se Qeveria e Kosovës po synonte që të shtynte serbët “drejt një konflikti të ri me NATO-n”.

NATO-ja vazhdimisht ka kërkuar që autorët e dhunës të mbahen përgjegjës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular