Reagimi i plotë i Selvije Jaos pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit
Selvije Jao Shpat Kasapi është tema që ka prekur opinionin publik pas vdekjes së papritur të artistit. Selvije Jao ka rikthyer në rrjetet sociale një foto krah këngëtarit Shpat Kasapi, një imazh që e kishte hequr më parë gjatë një periudhe të vështirë në marrëdhënien e tyre. Fotoja është shkrepur më 20 janar 2024 në ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Roelit.
Krahas fotos, Selvije Jao ka ndryshuar edhe mbishkrimin e postimit, duke shkruar një mesazh prekës për djalin e tyre:
“P.s. 05.12.2025 – Babi do jetë engjëlli jonë mbrojtës deri sa Xheneti të na bashkojë, inshallah.”
Marrëdhënia e Selvije Jaos me Shpat Kasapin
Marrëdhënia mes Selvije Jao Shpat Kasapi ishte përfolur prej kohësh. Para ndarjes së artistit nga jeta, çifti po kalonte një periudhë të tensionuar. Selvije Jao kishte folur hapur për një ndarje të mundshme, duke lënë të kuptohej se martesa mund të kishte marrë fund.
Në një bashkëbisedim në Instagram, ajo tregoi se ëndrra e saj ishte që fëmija të rritej me të dy prindërit. Megjithatë, situatat e jetës shpesh sjellin sfida.
Selvije Jao flet për rritjen e djalit
Selvije Jao tha se do të luftojë që Roeli të rritet në qetësi. E pyetur nga një ndjekës nëse vendimi për të qenë nënë e vetme ishte i vështirë, ajo u përgjigj:
“Normal që po. Gjithmonë kam ëndërruar familjen. Por kjo është jeta. Për Roelin do të luftoj që të rritet me qetësi dhe lumturi. Do bëj çmos që ai të marrë të gjitha normat që i duhen një mashkulli. Inshallah kemi jetë dhe forcë t’i përballojmë sfidat.”
Kjo deklaratë e forcoi edhe më shumë fokusin te tema Selvije Jao Shpat Kasapi, që u diskutua gjerësisht në rrjetet sociale.
Vdekja e papritur e Shpat Kasapit
Në ditën e tragjedisë, Selvije Jao rrëfeu se Shpati ndërroi jetë në krahët e saj gjatë një udhëtimi në Itali. Ajo tregoi se ishin shumë të lumtur së fundmi, sepse kishin arritur të përfundonin dokumentet për në Itali për të ndihmuar Roelin me terapitë logopedike. Fëmija ishte diagnostikuar me spektrin e autizmit.
Kjo ndodhi e bëri edhe më tragjik lajmin, duke rritur interesin për historinë Selvije Jao Shpat Kasapi.
Reagimi i plotë i Selvije Jaos
**“Ndrove jetë në krahët e mi, o jetë…
Sa të lumtur ishim që më në fund Roelit po i bëheshin dokumentet në Itali.
Sa jemi lodhur, sa jemi stresuar… dhe askush nuk e di!
Nuk prite ta dëgjoje duke të thirrur ‘babi’… nuk prite, Shpat.
Nxitove dhe na le vetëm, pa ty.
E le Roelin jetim, o Shpat… në kohën kur kishte më shumë nevojë për ty.
Si t’ia shpjegoj Roelit që babi nuk është më?
Më thoje se do të më doje deri sa vdekja të na ndante… por pse u ndave nga jeta në krahët e mi?
Pse ma këpute zemrën kaq shumë, o jetë?
Inshallah takohemi në Xhenet.
Allahu të deshi pranë.”**






















