HomeKultureMinistri Blendi Gonxhja në Dëgjesën Jubilare të Papa Leone XIV: Falënderim për...

Ministri Blendi Gonxhja në Dëgjesën Jubilare të Papa Leone XIV: Falënderim për vëmendjen ndaj kulturës shqiptare dhe komunitetit arbëresh

Advertismentspot_img

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ishte i pranishëm në Dëgjesën Jubilare të Papa Leoni XIV, zhvilluar në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Ministri e përshkroi si një nder të jashtëzakonshëm mundësinë për të dëgjuar nga afër Atin e Shenjtë përpara mijëra besimtarëve të ardhur nga e gjithë bota

Postimi i ministrit Blendi Gonxhja

Në Dëgjesën Jubilare të Papa Leone XIV, në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, ku përveç nderit të jashtëzakonshëm për ta dëgjuar nga afër Atin e Shenjtë përpara mijëra besimtarëve nga e gjithë bota, pata kënaqësinë ta falenderoj për vëmendjen ndaj vlerave të kulturës shqiptare dhe ftesës speciale të Selisë së Shenjtë për të na mundësuar jo vetëm takimin e përzemërt por edhe një përshëndetje të Tij me grupin e përfaqësuesve të komunitetit arbëresh, në vijim të Ditës Kulturore të Arbëreshëve, në Romë! Mesazhi i Tij për solidaritet dhe shpresë mbushi zemrat e pelegrinëve prezent dhe gjithë audiencës botërore!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular