Në margjinat e Ministerialit të OSBE-së në Vjenë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Brendan Hanrahan.
Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit strategjik shumëplanësh, përfshirë në fushat e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe energjisë. Spiropali theksoi në një postim në rrjetet sociale se partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA është i ndërtuar mbi një aleancë historike.
“Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik mbi një aleancë historike. Kënaqësi të ritakohem me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, Brendan Hanrahan, në margjinat e ministerialit të OSBE-së, për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik shumëplanësh, përfshirë në fushat e ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe energjisë”, shkruan ministrja.







