HomeSocialeGripi që po alarmon Europën, varianti "K" është shumë ngjitës dhe më...

Gripi që po alarmon Europën, varianti “K” është shumë ngjitës dhe më agresiv

Advertismentspot_img

Varianti K virusit të gripit i cili ka alarmuar shumë shtete në botë, ende nuk është të identifikuar në Shqipëri. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se zyrtarisht kemi hyrë  sezonin e gripit, por  Laboratori i Virologjisë deri tani  ka kapur raste me nëntipin Ah1n1 dhe Ah3n2. 

Ky i fundit jo vetëm është më agresiv por këtë dimër  vjen I ndryshuar gjenetikisht duke sjellë me vete edhe nëntipin K. Sipas  komiteteve shkencore në botë, ky variant është shumë ngjitës dhe pritet të rëndojë situatën nga shtrimet në spitale.

Autoritet shëndetësore botërore, OBSH dhe ECDC tashmë kanë pranuar efikasitetin e ulet të vaksinës së gripit ndaj këtij mutacioni I cili ka qarkullim të lartë në të gjithë Europën. Megjthatë specialistët e ISHP-së deklarojnë se nuk ka vend për panik dhe se Shqipëria ndryshe nga Britania e Madhe, Gjermania apo shtete te tjera ka klimë tjetër gjë që favorizon ne uljen e ashpërsisë së gripit dhe këtij mutacioni.

Organizata Europiane Shëndetësore ka paralajmëruar se qarkullimi i lartë i nënvariantit “ K” pritet të përshpejtoje pikun e infektimeve nga gripi si dhe të rrisë shtrimet në spitale. ECDC ka bërë thirrje për kryerjen e vaksinës së gripit e cila në shtamin e saj përmban variantin Ah3n2 nga i cili ka dalë mutacioni “K”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular