Ndërsa na ndan vetëm një javë nga ngjarja më e madhe kulturore e fundvitit, Festivali i 64-t i Këngës në RTSH, tashmë është zyrtarizuar dhe lista e artistëve që do të ngjiten natën e parë dhe natën e dytë në skenën e Festivalit.
Më 17 dhjetor, skena e festivalit do të hapet me një listë artistësh që premtojnë diversitet, rikthime të forta dhe prurje të reja që synojnë t’i japin edicionit një frymë moderne.
Natën e parë do të ngjiten në skenë:
- Rigersa Loka
- Lorenc Hasrama
- Sara Kapo
- Sheila
- Kleansa Susaj
- Gresa Gjocera & Bledi Kaso (duet)
- Ghiti
- Lynx
- Erand Sojli
- Inis Neziri
- Kimi
- Alis
- Enxhi Nasufi
- Rezarta Smaja
Ndërsa në natën e dytë, më 18 dhjetor, në skenë do të ngjiten:
- Savjana Vjerdha
- 2 Farm
- Greta Mahmutaj
- Sihana Haxhnikaj
- Luna Causholli
- Erik Lloshi
- Frensi
- Malvina Likaj
- Vedat Ademi
- Kamela Islamaj
- Threex
- Endri Kacaci
- Fifi dhe Tiri Gjoci
- Evi Reci
Për 4 netë me radhë, 28 artistët pjesëmarrës, emra të njohur të skenës, por edhe artistë të rinj, do të ngjiten në skenën e Pallatit të Kongreseve, ku do të performojnë këngët e tyre para publikut dhe jurisë, si dhe do të garojnë për çmimet e këtij viti.
Nata e tretë, e cila do të quhet Nata e Nostalgjisë, do t’i dedikohet autorëve dhe poetëve të këngëve të Festivalit, të cilët do të sjellin performanca emocionuese për publikun, këngë të cilat kanë lënë gjurmë në historinë e festivalit të fundvitit.
Në natën finale, më 20 dhjetor, do të shpallet, përveç çmimeve të tjera, edhe fituesi, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026.







