HomeKryesoreKreu i ri i SPAK, BE dhe Britania e Madhe: Presim përgjegjshmëri...

Kreu i ri i SPAK, BE dhe Britania e Madhe: Presim përgjegjshmëri të lartë nga KLP për zgjedhjen e një personi me integritet

Advertismentspot_img

Nesër më datë 11 dhjetor 2025, do të zgjidhet kreu i ri i Strukturës së Posaçme. Këtë zhvillim të rëndësishëm, e komentoi edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato, teksa zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë.

Reagimi i Prezencës së BE-së në Tiranë:

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, mori fjalën në takimin e sotëm të përbashkët mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku u diskutuan mënyrat për të rritur efikasitetin, cilësinë dhe integritetin në sistemin e drejtësisë. Ai theksoi dy çështje që mbeten kryesore për gjyqësorin: vlerësimet realisht transparente dhe përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe standardeve për sigurinë në gjykata.

Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së.

Ndërkaq, edhe Ambasada e Britanisë së Madhe ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do të zhvillohet nesër.

Sipas njoftimit të Ambasadës Britanike në rrjetet sociale, zgjedhja e drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Reagimi i Ambasadës Britanike në rrjete sociale:

Zgjedhja e Drejtuesit të SPAK është një hap i rëndësishëm në përparimin e Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është e rëndësishme që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ta realizojë këtë proces në mënyrë të lirë, të drejtë dhe transparente.

Mbretëria e Bashkuar pret me padurim të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet, për të vazhduar dhe forcuar marrëdhënien tonë të shkëlqyer.

ambasada britanike spak
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular