HomeKultureLibrat e saj frymëzuan filmin ikonik/Shiti 50 milionë kopje në 60 vende...

Librat e saj frymëzuan filmin ikonik/Shiti 50 milionë kopje në 60 vende shkrimtarja Sophie Kinsella, ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare

Advertismentspot_img

Sophie Kinsella, shkrimtarja e librave “Shopaholic”, ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeçare.

Autorja, emri i vërtetë i së cilës ishte Madeleine Sophie Wickham, vuante nga një formë agresive e kancerit në tru me të cilën u diagnostikua në vitin 2022.

Familja e saj e dha lajmin përmes një deklarate në rrjetet sociale.

“Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të Sophie sonë të dashur (e njohur ndryshe si Maddy, Mami). Ajo ndërroi jetë në paqe, ditët e saj të fundit ishin të mbushura me dashuritë e saj të vërteta: familja, muzika, ngrohtësia, Krishtlindja dhe gëzimi. Ne s’mund ta përfytyrojmë si do të jetë jeta pa rrezatimin dhe dashurinë e saj për jetën. Pavarësisht sëmundjes që ajo e duroi me kurajë të paimagjinueshme, Sophie e quante veten të bekuar që kishte miq e familje të mrekullueshme dhe sukses të jashtëzakonshëm në karrierën si shkrimtare. Ajo nuk merrte asgjë për të mirëqenë dhe ishte gjithnjë mirënjohëse për dashurinë që mori”, përmbyll deklarata duke theksuar mungesën e saj.

Kinsella e ndau lajmin me fansat në prill të vitit të shkuar. Ajo shkroi se ishte diagnostikuar me “glioblastomë, një trajtë e kancerit agresiv të trurit”, por shtoi se kishte “kryer ndërhyrje të suksesshme dhe radioterapi e kimioterapi, të cilat vijonin.”

Librat e saj janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës dhe janë shitur më shumë se 50 milionë kopje në 60 vende.

Personazhi kryesor, Becky Bloomwood, një gazetare e varur pas blerjeve, ia doli të vinte në ekranin e madh në përshtatjen e “Confessions of a Shopaholic”, një film tashmë ikonik. Roli luhet nga aktorja australiane Isla Fisher.

Libri i saj i fundit “What Does It Feel Like?”, i shkruar pas operacionit dhe i botuar vitin e shkuar,u frymëzua nga përjetimi i kancerit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular